Ekskluzive/ Zhdukja e 2 shoqeve 19 vite më parë, prokuroria rinis hetimet pas dëshmive në ‘Pa Gjurmë’! Misteri i dy trupave të paidentifikuar, Report Tv zbulon 2 varre pa emër

4 Prill 2023, 16:25| Përditesimi: 4 Prill 2023, 19:26

  • Share

TIRANË- Pas dëshmisë së publikuar nga “Pa Gjurmë” në Report Tv se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet. Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela ka konfirmuar lajmin pas interesimit të emisionit “Pa Gjurmë”. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se në 2004, periudhë kur u zhdukën 2 shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi” dhe aso kohe u mbyll çështja për shkak të mungesës së provave. E ndërsa pas publikimit të rastit në “Pa Gjurmë” në Report Tv në 10 mars 2023, prokuroria ka rihapur hetimet.

Nga ana tjetër, Report Tv ka marrë një informacion shumë të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të historisë së zhdukjes së dy shoqeve. Në vitin 2005, 1 vit pas zhdukjes së 2 vajzave, janë gjetur 2 trupa të pajetë dhe sot në varrezat e Divjakës ekzistojnë edhe 2 varre pa emër. Nuk dihet nëse këto 2 varre i përkasin 2 shoqeve. “Fjalën e fundit” do e thonë institucionet. Do duhet të bëhet zhvarrosja dhe të merren analizat e AND e të bëhen krahasimi me familjarët për të kuptuar nëse bëhet fjalë për Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu.

Pista kryesore e hetimit është se janë vrarë nga Arben Hoxha, kreu i bandës së Lushnjes, (i ekzekutuar në 2005), njëherazi edhe bashkëshorti i Nertilës, me të cilin kishte një fëmijë. Referuar dëshmisë që ka mbërritur në “Pa Gjurmë” nga një zonjë, identitetin e së cilës nuk e bëjmë publike, vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe banalë. “Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend”, ka thënë dëshmitarja. Faktim që ka pasur një debat mes Nertila Osmanit dhe bashkëshortit të saj, Ben Hoxhës, e ka konfirmuar në studion e Report Tv edhe nëna Sonilës, Lirija.

“Një Dani nga Durrësi,  Nertila i kishte bërë në telefon se “hajde se jam shumë e mërzitur”, Sonila dhe Nertila, nuk flisnin me njëra tjetrën dhe ka qenë ky Dani që ka ndërhyrë për t’i pajtuar. Nertila po qante se kishte pasur ditëlindjen e gocës dhe burri (Arben Hoxha) s’i kishte shkuar, Sonila kur pa Nertilën duke qarë u ul. Kjo i kishte thënë jam shumë e mërzitur, dua të iki, muhabeti ishte që të largoheshin të dyja drejt Maqedonisë së Veriut. Pinë kafe, i merr Dani dhe sjellin vajzën e vogël në shtëpi, Rominën dhe këto dalin prap. Cuni im i thotë Nertilës, “pse ke dalë ti ku e ke Benin” dhe kjo i thotë “e kam Benin në Maqedoni”. Nga ora 19:00, Sonila më thotë “nuk vonohem, do vij shpejt”. Pastaj telefoni dilte i fikur. Nuk e dimë a e kanë takuar Arben Hoxhën. Kur kanë qenë në kafe, Beni i ka rënë telefonin dhe i ka pyetur “ku jeni” që t’ju vij t’ju marr dhe Nertila ka filluar duke e sharë dhe duke e ofenduar”, ka thënë Lirija.

Dëshmitarja është e sigurt që ato janë vrarë dhe janë groposur nga pjesëtar të grupit të Ben Hoxhës.

Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…
Dëshmitarja: Unë, dëgjo mua tani. Burri im ra pre e këtyre
Odeta Dume: Ka qenë pjesë e grupit?
Dëshmitarja: Jo nuk ka qenë pjesë e grupit.
Odeta Dume: Po, ra pre e këtyre
Dëshmitarja: Burri im…këta e morën burrin tim dhe i thanë: Do na bësh shumë gjëra. Tani burri im niset, nga Lushnja vjen në Tiranë te Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkoi ndihmë. Unë ika në Turqi, sepse shtëpia ime nuk gjente qetësi as nga Beni dhe as nga njeri. Ne nuk hanim dot bukë.
Odeta Dume: Nga frika. Po burri ta ka treguar këtë histori ty, që i ka vrarë…
Dëshmitarja: Ai që i ka varrosur
Odeta Dume: Kush i ka varrosur?
Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhet ose Armand N…
Odeta Dume: Ku jeton ky?
Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet, ka vdekur nga overdoza. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse ti i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar
Odeta Dume: Tani ti po më thua që Sonila Kryeziun dhe Nertila Osmanin e ka vrarë… (Ben Hoxha)?
Dëshmitarja: Po. Dhe i kanë hapur gropën. Se i thashë unë si i varrose? Te rëra e Divjakës
Odeta Dume: Se aty është goxha sipërfaqe
Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje janë ato si kodrina të rërës, si duna. Atje kanë gjetur çunin e Naxhies, në atë vend.
Odeta Dume: Eshtrat? Po
Dëshmitarja: Eshtrat e të shkretit
Odeta Dume: Dhe aty janë groposur dhe Sonila dhe Nertila?
Dëshmitarja: Atje janë të groposura
Odeta Dume: Sa persona kanë qenë që i kanë groposur?
Dëshmitarja: Katër veta
Odeta Dume: Katër veta? Njëri prej tyre të ka treguar ty?
Dëshmitarja: Po, Sepentja
Odeta Dume: Ky personi ka vdekur, ky që të tregoi?
Dëshmitarja: Ka vdekur vjet
Odeta Dume: Ka vdekur vjet… ky i ka groposur?
Dëshmitarja: Ky i ka groposur
Odeta Dume: Po ata 4 personat e tjerë nga Lushnja duhet të jenë?
Dëshmitarja: Lushnjarë dhe ata
Odeta Dume: Po të tregoi kush i kishte vrarë, ku i vranë?
Dëshmitarja: Beni të dyja
Odeta Dume: Të dyja i ka vrarë Beni?
Dëshmitarja: Po. Të parën ka vrarë atë shoqen
Odeta Dume: Sonilën? Mars 2004?

Pas këtyre të reja dhe me rihapjen e hetimeve, ka shpresë për familjarët.

“Ishalla janë gjallë. Sido që të jetë, do i pranojmë të dyja”, ka deklaruar Lumije Osmani, nëna e Nertilës. 

“Atë që nuk e bëri Policia e Shtetit e bëri “Pa Gjurmë”. Institucioni po fle gjumë. Me këto prova, prokluroria e ka të lehtë për të vajtur e vërteta”, tha avokati Idajet Beqiri.

Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të nxjerrin hetimet.

Përgjigja e Prokurorisë për emisionin Pa Gjurmë

Ora 16:41
Zhdukja e 2 shoqeve në Divjakë/ Misteri i dy trupave të paidentifikuar, ‘Pa Gjurmë’ zbulon 2 varre pa emër

Report Tv ka marrë një informacion shumë të rëndësishëm që mund të çojë drejt zbardhjes së historisë së zhdukjes së dy shoqeve Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut. Në vitin 2005, 1 vit pas zhdukjes së 2 shoqeve, janë gjetur 2 trupa të pajetë që mendohet se i përkasin 2 shoqeve. Në varrezat publike të Divjakës, janë 2 varre pa emër. “Pa Gjurmë” ka shkuar në varrezat e Divjakës, aty ku janë 2 varret pa emër.

1680620128_1680619466Screenshot3.png

Ora 16:33
Zhdukja e dy shoqeve në Lushnje 19 vite më parë/ 'Pa Gjurmë' sjell dëshminë e re: Janë vrarë nga Ben Hoxha (kreu i bandës së Lushnjes) në mars 2004 në një hotel

Në “Pa Gjurmë” ka ardhur një dëshmi e re, për fatin e dy shoqeve Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Ajo thotë se vajzat janë vrarë nga kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha. Arben Hoxha, ishte bashkëshorti i Nertila Osmanit. Dhe kjo ka ardhur pasi Nertila Osmani, i kishte kthyer fjalën Arben Hoxhës.

Dëshmitarja: Unë jam...Lindur në Tiranë, deri 18 vjeçe, 18 vjeçe jam martuar në Lushnjë. Kam ndenjur deri në 2004. Në 2004 vdiq burri im, nga ata të bandës
Odeta Dume: Të Lushnjës?
Dëshmitarja: Të Lushnjës
Odeta Dume: E vranë?
Dëshmitarja: E goditën e bënë copa dhe vdiq më vonë. Nuk i flisja dot djalit (gazetarit) në telefon se këto janë gjëra me shumë zarar, sepse ata janë në aktivitet
Odeta Dume: Akoma?
Dëshmitarja: Akoma. Dhe atë që vrau Benin, (Ardjan Laze) vjet e vranë, e di ti? E vranë te Zogu i Zi, në hotel
Odeta Dume: Tani ti mendon se…
Dëshmitarja: Tani Sonila…
Odeta Dume: Kryeziu?
Dëshmitarja: Kryeziu…
Odeta Dume: Me Nertila Osmanin, kanë qenë të dyja shoqe që kanë humbur
Dëshmitarja: Ajo që ka gocën…
Odeta Dume: Nertila…
Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Benin e vranë në 2005 dhe ai që të dyja ato i ka eleminuar
Odeta Dume: I ka vrarë?!
Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë
Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…
Dëshmitarja: Unë, dëgjo mua tani. Burri im ra pre e këtyre
Odeta Dume: Ka qenë pjesë e grupit?
Dëshmitarja: Jo nuk ka qenë pjesë e grupit.
Odeta Dume: Po, ra pre e këtyre
Dëshmitarja: Burri im…këta e morën burrin tim dhe i thanë: Do na bësh shumë gjëra. Tani burri im niset, nga Lushnja vjen në Tiranë te Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkoi ndihmë. Unë ika në Turqi, sepse shtëpia ime nuk gjente qetësi as nga Beni dhe as nga njeri. Ne nuk hanim dot bukë.
Odeta Dume: Nga frika. Po burri ta ka treguar këtë histori ty, që i ka vrarë…
Dëshmitarja: Ai që i ka varrosur
Odeta Dume: Kush i ka varrosur?
Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhet ose Armand N…
Odeta Dume: Ku jeton ky?
Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet, ka vdekur nga overdoza. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse ti i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar
Odeta Dume: Tani ti po më thua që Sonila Kryeziun dhe Nertila Osmanin e ka vrarë… (Ben Hoxha)?
Dëshmitarja: Po. Dhe i kanë hapur gropën. Se i thashë unë si i varrose? Te rëra e Divjakës
Odeta Dume: Se aty është goxha sipërfaqe
Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje janë ato si kodrina të rërës, si duna. Atje kanë gjetur çunin e Naxhies, në atë vend.
Odeta Dume: Eshtrat? Po
Dëshmitarja: Eshtrat e të shkretit
Odeta Dume: Dhe aty janë groposur dhe Sonila dhe Nertila?
Dëshmitarja: Atje janë të groposura
Odeta Dume: Sa persona kanë qenë që i kanë groposur?
Dëshmitarja: Katër veta
Odeta Dume: Katër veta? Njëri prej tyre të ka treguar ty?
Dëshmitarja: Po, Sepentja
Odeta Dume: Ky personi ka vdekur, ky që të tregoi?
Dëshmitarja: Ka vdekur vjet
Odeta Dume: Ka vdekur vjet… ky i ka groposur?
Dëshmitarja: Ky i ka groposur
Odeta Dume: Po ata 4 personat e tjerë nga Lushnja duhet të jenë?
Dëshmitarja: Lushnjarë dhe ata
Odeta Dume: Po të tregoi kush i kishte vrarë, ku i vranë?
Dëshmitarja: Beni të dyja
Odeta Dume: Të dyja i ka vrarë Beni?
Dëshmitarja: Po. Të parën ka vrarë atë shoqen
Odeta Dume: Sonilën? Mars 2004?
Dëshmitarja: Po atëhere ka qenë. Se në Maj, në 7 maj ka vdekur burri im
Odeta Dume: 7 maj. Po ti këtë personin që vdiq nga e njohe, e kishe fqinj?
Dëshmitarja: Komshi
Odeta Dume: Po si të tregoi?
Dëshmitarja: Po shoku i ngushtë i çunit tim dhe i burrit tim
Odeta Dume: Edhe i burrit… ai të tregoi
Dëshmitarja: Se shiko ti, vinte Beni aty me thesin… me çfarë thesi thua ti? Me armë. Me armë të bllokuara
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Dhe na merrte neve dhe na nxirrte me shkelma përjashta
Odeta Dume: Pra ai i ka vrarë me armë këto
Dëshmitarja: Me armë, me pistoletë
Odeta Dume: Me pistoletë, të dyja shoqet?
Dëshmitarja: Po, të dyja. E para është vrarë ajo…
Odeta Dume: Sonila Kryeziu
Dëshmitarja: Pastaj ka vrarë atë të dashurën
Odeta Dume: Ato janë vrarë në mars 2004 aty në një hotel në Divjakë dhe i kanë groposur këta personat tek…
Dëshmitarja: Tek dunat. Nëse janë dunat më. Se më kanë thënë që në Divjakë edhe deti paska ikur thonë, se unë nuk vete unë kam frikë. Se jam në Angli unë
Odeta Dume: A jeton në Angli ti?
Dëshmitarja: Jam në Angli zemër
Odeta Dume: Por më dëgjo. Këtë dëshminë tënde ti mua më lejon ta jap, pa të përmendur kush emrin?
Dëshmitarja: Jo, jo, jo!
Odeta Dume: Po unë nuk do e përmend se kush je ti. Një zonjë që na erdhi dhe na dha këtë dëshmi.
Dëshmitarja: Po
Odeta Dume: Që ne të fillojmë kërkimet. Por ai ka vdekur, kështu që ne na intereson ndoshta dikush nga ata katër personat e tjerë
Dëshmitarja: Po katër persona
Odeta Dume: Të tjerët mund të reagojnë
Dëshmitarja: Mund të reagojnë dhe… se atje ka shumë drogaxhinj te lagjja jonë.
Odeta Dume: E qartë!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?