Ekskluzive/ Pamje nga brenda qendrës 'Metropol' në Lushnje, momenti kur zjarrfikësit luftojnë me flakët, gjithçka e shkrumbuar

26 Dhjetor 2023, 12:04| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:40

  • Share

Report Tv siguron ekskluzivisht pamje nga brenda qendrës tregtare Metropol në Lushnje e cila mesditën e 25 dhjetorit u përfshi nga flakët.

Në pamje duken zjarrfikësit që luftojnë me flakët brenda ndërsa dëmet janë të mëdha. Gjithçka është e shkrumbuar. Janë dashur mbi 10 orë për të luftuar flakët dhe për të ndaluar që ata të përparonin në apartamentet e dy pallateve 12 katëshe. 

Bledar Bajrami, kreu i sindikates se zjarrfikësve I ftuar në studion e 'Sot live në Shqipëri’ në Report Tv tregoi se zjarri kishte fuqi të madhe dhe nuk shuhej as me ujë e as me shkumë.

Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” shkaktoi dëme të mëdha për tregtarët që ushtrojnë aktivitetin pasi një pjesë e kishin mallin të pasiguruar ndërsa vetë godina në pronësi të biznesmenëve Ilir Dabulla dhe Bledar Çela është e siguruar. Në apartamente dëmet janë më të pakta, por deri në riparimin e tyre 20 familje do të qendrojnë në konvikte.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermla: 26/12/2023 14:41

    A ka prekorori qe i kap keto qe bajne zjarrefikese pa shkalle ? Si i sigurojne njerezit

    Përgjigju
    • ndreca: 26/12/2023 16:40

      Ja kan marr shkallet nje bojaxhi moj ta marrsha

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?