EKSKLUZIVE/ Momenti i arrestimit të Artan Tafanit! Merret në mbrojtje familja e të penduarit! Zbardhi krimet e bandës së Laert Haxhiut

29 Shtator 2023, 13:54| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 12:47

  • Share

Report TV ka siguruar ekskluzivisht videon e momentit të arrestimit të Artan Tafanit i cili është bërë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur mbi 19 ngjarje kriminale mes tyre dhe 6 vrasje të cilat sipas prokurorisë së Elbasanit ekzistojnë të gjitha provat se janë kryer nga banda e Laert Haxhiut.

Ndërkohë gazetarja e Report Tv Keti Banushi deklaroi se një pjesë e familjes së Tafanit që jeton në Shqipëri është marrë në mbrojtje dhe po punohet që ai të përfitojë statusin e të penduarit.

Ai është arrestuar mbrëmjen e së shtunës 23 shtator 2023 në darkë në një hotel pranë një karburanti në autostradë në territorin e Lushnjes.

Në momentin që kanë hyrë brenda ka bërë fillimisht rezistencë por kur e ka parë që është i rrethuar është dorëzuar dhe më pas. Në video duket momenti kur 2 efektivë  të operacionales i lidhin duart me pranga prapa dhe e nxjerrin nga dhoma e hotelit.

Një pistoletë me fishekë në fole, ca doza me lëndë narkotike të tipit metadon dhe 200 euro, një kartë greke e dyshuar falso. 

Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

Tafani mbahej nën vëzhgim prej ditësh. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, të cilat janë kryer nga banda e Laert Haxhiut anëtar i të cilit ishte. Pendesa e tij vijoi me operacionin “Kurrë mos harro” ku u firmosën 15 urdhërarreste, nga të cilat 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.

Ora 16:20
Megaoperacioni ‘Kurrë mos Harro’, të dielën pritet gjyqi ndaj 12 të arrestuarve në Elbasan! Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’

1695901519_kurrmosharroneverforget.jpg

Seanca gjyqësore në lidhje me operacionin "Never Forget" zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit ditën e diele ora 10.00. Prokuroria Elbasanit kërkon masën e arrestit ne burg për të gjithë të ndaluarit. Prokuror i çështjes është Kreshnik Ajazi ndërsa gjyqtare Megi Strakosha.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora1: 29/09/2023 15:52

    Arma trimeron dhe evgjitin.Ky mut si surat mi me grushte te ha mun,me arme behet trim.Kalbeni brenda.Qenkemi vend pjellor per kete kulture

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?