Omer Braja

Ekskluzive/ I riu punoi 1 javë në ‘shtëpi bari’ në Britani, zbardhet mesazhi që ‘bosët’ e drogës i dërguan të vëllait në Tiranë: Sill 150 mijë € ose të djegim me acid ty e fëmijët

2 Nëntor 2022, 17:37| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 09:50

  • Share

TIRANË- Ëndrra britanike e djalit, nga Tepelena kthehet në makth për familjen Manaj me banim në Tiranë. Sipas vendimit të siguruar nga shqiptarja.com, E.Manaj për një javë në Britani kishte punuar në një shtëpi bari, por kishte vendosur të largohej pa miratimin e "bosëve" të tij. E pas kësaj ata e shpallën në kërkim duke e akuzuar se iu kishte vjedhur  drogën.

Kaq ka mjaftuar dhe ata që e punësuan në Britani i kërcënuan familjen duke i thënë se nga 20 mijë paund i vëllai i tij dhe babai do duhet të paguanin 150 mijë paund. Në kuadër të operacionit "Undone" është arrestuar Vasel Koçeku për të cilin është caktuar masa e arrestit në burg. Ndërsa Omer Braja është shpallur në kërkim, ai dikur ka qenë personazh televiziv i emisionit "Kafazi i Artë".

“Alo! Jam Mandi Gashi, s’kam probleme me ju, por me vëllanë tuaj në Angli ndaj mbylle lokalin vëri shiritin nxiri njerëzit jashtë pasi në të kundërt do të djegim ty e kalamajtë me acid”. Ka qenë kjo telefonatë ndaj shtetasit T.Manaj që do të shqetësonte atë dhe familjen e cila as kishte dijeni se i vëllai ishte përfshirë në botën e kanabisit dhe shtëpive të barit në Angli. Pas kësaj telefonate T.Manaj ka telefonuar të vëllanë i cili i ka sqaruar se për një javë pasi ka shkuar në Angli me tre shtetas nga Shkodra, ai ka punuar në shtëpi bari, por është larguar e s’donte të merrej me punë të paligjshme.

T.Manaj është rilidhur me kërcënuesin në Shqipëri i cili nëpërmjet ëhatsup i ka kërkuar takim urgjent e ta mbyllte këtë punë pasi ishte ngatërruar me persona shumë të fuqishëm. Gashi ishte prezantuar si negociatori për të marrë pagesën prej 150 mijë paund pasi në të kundërt T.Manajt do t’i vriteshin dy fëmijët e tij të mitur dhe prindërit. E për këtë Gashi më pas i identifikuar nga policia si Omer Braja kishte përdorur telefonin e Koçekut.

Këto kërcënime vazhduan për disa orë duke i përmendur edhe adresat e sakta të banimit dhe lokalin me qira që ai kishte tek rruga e qelqit në Tiranë. Pas telefonatave kërcënuesit nuk janë ndalur dhe i kanë shkuar në lokal aty ku ka qenë edhe babait i T.Manaj i cili ka dëgjuar se si dy persona njëri prej tyre me tatuazh i ka kërcënuar rreth orës 10 të datës 30 tetor: ‘do të vrasim fëmijët prindërit, ç’të kesh nëse s’paguan 150 mijë paundët e shtëpisë së barit që vodhi vëllai yt’.

Teksa T.Manaj i ka shpjeguar se s’i kishte asnjë borxh dhe asnjë detyrim kërcënuesit i kanë lënë 3 orë afat që të paguante 150 mijë paund në të kundërt do vihej në zbatim plani i vrasjes duke i djegur me acid. Të vënë përball faktit baba e birë kanë trokitur në polici ku menjëherë ka nisur kërkimi i të dyshuarve duke arrestuar personin nga telefoni i të cilit u bënë kërcënimet ndërsa "negociatori" i borxhit është shpallur në kërkim.

Me anë të një letër porosie urgjente është vënë në lëvizje edhe policia britanike për të arrestuar personat që urdhëruan këtë krim ndërsa familja në Tiranë është nën mbrojtjen e policisë.

 Ky operacion vjen pak javë pasi policia e fierit u alarmua për një peng marrje po për shkak të konflikteve të bosëve të shtëpive të barit me punëtorët e tyre.

 Punëtorë, shpesh të rinj shqiptarë të cilët për një jetë më të mirë emigrojnë ilegalisht në Britani. Në pamundësi për të paguar faturën e rrugës Shqipëri-Britani me gomone nga 5 deri në 15 mijë paund të rinjtë shqiptarë detyrohen shpesh sipas informacioneve që ka policia shqiptare e departamenti i krimeve ndaj jetës e pronës, të punojnë si kultivues canabisi apo shpërndarës, por kur ata kërkojnë të shkëputen nga bota e krimit, kërcënohen me jetë e në disa raste mbahen peng.

Përgatiti për Shqiptarja.com Arsen Rusta

Pjesë nga dosja 

Pjesë nga dosja 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trimi xhajahos: 03/11/2022 10:48

    Kshu esht kur hapesh bythesh

    Përgjigju
  • Big Bradher: 03/11/2022 02:33

    Cdo mjellni do korrni. Si ky Qukapiku qe Iku Si Ato trimat Fare muti

    Përgjigju
  • shoku: 02/11/2022 19:05

    Po pse beri zhurme ky,lente oren e takimin per leket e i hiqte pa bere ze dhe aty e kuptonin qe nuk jane aliene po njerez prej mishi.

    Përgjigju
  • Urgjente: 02/11/2022 18:58

    Trimat e 2022, s'kanë as nder,as kanun. Kërcënojnë te fëmijët e qajnë ne burg.

    Përgjigju
  • ymeri: 02/11/2022 18:01

    KETA duan eduarto duerten,,,,ai i zhdukte keta palaco.....

    Përgjigju
  • Jdjjd: 02/11/2022 17:52

    Te behet amnistia qe keta t'i sjellin paundet ne Shqiperi se do i gjati.

    Përgjigju
    • Anonim: 02/11/2022 20:42

      I do sali b.q. me myftar lumneshin se se ka vis martinin prandaj e ka mbyll bucen kopili i vicidolit i biri k*rves.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?