EKSKLUZIVE/ Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë

11 Mars 2023, 11:08| Përditesimi: 11 Mars 2023, 14:26

  • Share

Për të mos lejuar tjetërsimin e pronës së ushtrisë, në kushtet kur SPAK ka të hapur një hetim mbi procedurat e privatizimit, Report TV mëson ekskluzivisht se Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi Bazën Detare të Limionit në Sarandë. 

Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive. Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me  procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. 

Sipas kallëzim të Artur Meçollarit, plani i qeverisë për të bashkëpunuar me privatin për investime strategjike për zhvillimin e turizmit, përmban një varg shkeljesh ligjore. 

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Forcave Detare, në Limion, veç investimit privat për interesa turizmi, shoqëritë e interesuara do të ndërtojnë edhe bazën e re detare me anë të Partneritetit Publik Privat. Por sipas Meçollatit, kjo procedurë, duhet të ndiqej jo vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes, por duhet të miratohej edhe nga presidenti, hallkë që sipas tij është anashkaluar. 

Ai pretendon se është mbajtur sekret projekti final i bazës së re, i hartuar nga Forcat e Armatosura, duke ngritur dyshime se me dijeni të zyrtarëve të lartë,  kanë urdhëruar dhe hartuar për bazën e re një projekt të dytë,  duke bërë avokaturën e shoqërive private”, siç theksohet në kallëzimin e SPAK.

Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit të enjten në SPAK dhe u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Një thirrje nga Prokuroria e Posaçme ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pritet që edhe ajo të japë versionin e saj për privatizim e bazës detare të Limionit.

1678531396_defee970304349a59429f6db8743fd28.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/03/2023 02:01

    Ky eshte turp kombetar.Ne asnje vend te botes,bazat ushtarake nuk i jepen privatit as me qira,as i shiten,bile ka disa prej tyre qe nuk lejohet t'ju afrohesh as jashte gardhit.Kurse ne Shqiperi per 32 vjet me mjetet e pronat e ushtrise eshte abuzuar keqas nga politikane hajdute qe i kane pare si pa vlere e sikur ua la babai dhe mbasi shkaterruan ushtrine tokesore,forcat ajrore e detare,iu kthyen dhe pronave te tundshme te patundeshme te tyre.SPAKU duhet te hape nje hetim super te gjere per te gjitha qirate,shitjet e privatizimet qe jane bere keto 32 vjet ne pronat usht.dhe jo vetem te perqendrohet vetem ne kete rast.

    Përgjigju
  • Sarandioti: 11/03/2023 15:20

    PORTIN E KANE MARRE KASTRATI, samir mane , dhe disa te tjer.... dhe ka 3 vjet qe jane fillu punimet po behet masaker mjedisore....PO SHTYHET DETI DUKE HEDH INERTE, SHPIVE DHE HOTELEVE AFER PORTIT DHE NE KRAH I KANE BLLOKU HYRJEN NE DETIN SHIKONI NE MAPS. SHTETI EDVINIT ESHTE.

    Përgjigju
  • vlora 1: 11/03/2023 14:11

    Plehrat.Privatizuan gjakun e popullit me 1 euro.Po ta kishin pronen e tyre do e jepnin?Ne burg te vene plehrat,se kane gjetur menyren e japin me qera dhe pastaj e privatizojne.Popull zgjohu ,mos fli gjum.Boll ke fjetur 100 vjet

    Përgjigju
  • Ylli: 11/03/2023 11:23

    Hekurat dhe prangat, Kollçakut, Xhaçkes, madje dhe Begajt po ka qene dhe ai i perfshire ne kete super-skandal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?