EKSKLUZIVE/ Ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar, të vendosur në një prej zonave më të prekura nga tërmeti: Jemi 24 orë në shërbim

7 Shkurt 2023, 17:46| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 20:35

  • Share

TURQI- Pas 31 orësh nën rrënoja ekipi i kërkim-shpëtimit shqiptar ka shpëtuar mrekullisht një fëmijë vetëm 4 vjeç nga qyteti Malatya nè Turqi, një zonë e prekur shumë nga tërmeti

Ekskluzivisht për Report TV shpëtimtarët tregojnë momente nga terreni ku dëgjohen vetëm thirrje "eja më shpëto".

Grupi special i nisur nga Shqipëria do të qëndrojnë në gatishmëri për ndihmë mjekësore dhe evakuim.

Me punën e palodhur e cila vështirësohet edhe nga temperaturat e ulëta dhe moti I keq ata do të lëvizin nga një zonë në tjetrën, në kërkim të jetëve të gjalla dhe shpëtimit të tyre.

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulërimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh”.

“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”.

“Çdo operacion është i ndryshëm, nisim kërkimet me besimin se personi nën rrënoja është i gjallë”, kanë treguar anëtarët e grupit shqiptar në Turqi.

Qëllimi kryesor i punës së tyre është që të nxjerrin gjallë personat nga rrënoja, mirëpo po aq e vështirë është edhe mbajtja nën kontroll të familjarëve, të cilët jo pak herë, e bëjnë situatën edhe më të rënduar.

“Ne kemi bërë edhe me familjarët e personave në rrënoja se situatën e bëjnë më kritike reagimet e familjarëve. Prioritet janë personat e gjallë të bllokuar në rrënoja, në disa vatra skuadra ndahet në 2 grupe”, tregojnë ato.

Në ndihmë të shtetit turk i cili po vuan pasojat tragjike të një tërmeti të fuqishëm është solidarizuar pothuajse e gjithë bota. Nga Shqipëria janë dërguar 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim shpëtimit dhe 7 mjete për të lehtësuar sado pak pasojat e këtij tërmeti.

Intervista e plotë

Ora 18:07
VIDEO-Momente nga puna e ekipit shqiptar në Turqi, në kërkim të të gjallëve nën rrënoja

Report Tv sjell një pjesë nga momenti kur ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit në Turqi po punojnë për të shpëtuar nga rrënojat një fëmijë 4-vjeçar. Ata arritën që ta zbulonin, për shkak të ulërimës së fëmijës, ku i dhanë ndihmën e parë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 07/02/2023 21:01

    Respekt... nga te paktat ndodhi qe te bejne krenar... zoti ju bekofte e ju dhente force se cdo minute qe kalon eshte nje shprese e humbur per jete te shpetuar

    Përgjigju
  • Miku: 07/02/2023 20:22

    Bravo, o cuna, ndihma w solidariteti ne dite te keqija duhet. Hallall mundi e zemra e madhe e juaj.

    Përgjigju
  • tani: 07/02/2023 19:13

    DUHEN derguar 500 ushtare atje ,,,,sepse ka shume nevoje ....

    Përgjigju
    • Toni: 07/02/2023 19:54

      Nuk besoj se kane nevoje per ushtare se ka me shumice Turqia. Duhen derguar Zjarrfikes e infermiere me shume.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?