Lulzim Basha me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve

Ekskluzive/ Dosjet e kandidatëve të PD, nga korrupsioni, skandalet zgjedhore tek akuzat për spiunazh, ish-drejtorë të Berishës të shpallur në kërkim projektohen për deputetë 

7 Tetor 2020, 12:59| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 19:19

  • Share

Emrat paraprakë të konfirmuar deri më sot si kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike rrëzojnë premtimin e bujshëm të Lulzim Bashës se kandidatët e partisë kryesore në opozitë ‘do të jenë të pastër si kristali’, bashkë me komisionin ‘Nishani’ të verifikimit. Ish-drejtorë të shpallur në kërkim, ish-zyrtarë që i kanë shpëtuar drejtësisë me procedurë për historitë më të mëdha të korrupsionit të pluralizmit, pinjollë të familjeve të korrupsionit, protagonistë të skandaleve zgjedhore, të akuzuar si spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit etj., po piketohen dhe përgatiten nga Lulzim Basha dhe rrethi i tij, për t’u bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm. 

Në Elbasan është konfirmuar Endri Hasa, ish-deputet i PD, më parë teknik i IT në ministrinë e Lulzim Bashës, ku më pas bëri letrat sikur vinte nga diaspora, duke u katapultuar në AKSHI, fillimisht si specialist dhe më vonë si drejtor. Në postin e drejtorit mbahet mend për dhënien e 17 tenderave nga 23 në total kompanisë së një shoku të tij. Fituesi i privilegjuar i tenderave nga Hasa, ia ka shpërblyer Hasës në vitet në vazhdim duke derdhur miliona lekë (te reja) në kompanitë e tij private, siç do faktohet në vazhdim nga një investigim i Shqiptarja.com. Endri Hasa ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe një kredi si i pastrehë, duke qenë pronar i dy shtëpive, ndërsa ka fshehur edhe një vilë, dosje e cila ende nuk është trajtuar nga drejtësia shqiptare. 

Në Elbasan, pjesë e listës paraprake është edhe Aurel Bylykbashi, i proceduar nga thirrje për dhunë, bllokim të procesit të votimit dhe vëllavrasje. Vëllai i tij, Arjan Bylykbashi, në vitin 2004, kur ai mbante detyrën e drejtorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, u arratis nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria për shkak të akuzës se kishte marrë ryshfet për të liruar 30 të burgosur. 

Kreshnik Bozho është konfirmuar pjesë e listës paraprake të kandidatëve të PD në Sarandë. Bozho ka qenë drejtor i ALUZNI-t dega Tiranë, gjatë kohës së qeverisjes së PD. Prokuroria kërkoi në vitin 2015 që ta arrestonte dhe e shpalli në kërkim për shpërdorim detyre në procesin e dhënies së lejeve të legalizimit në Tiranë. Shkeljet penale janë konstatuar fillimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka depozitar një dosje në Prokurori për Bozhon dhe më pas ka pasur edhe një kallëzim nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Në zgjedhjet e vitit 2015, Bozho u bë objekt diskutimesh për fotografimin dhe publikimin e fletës së votimit, duke votuar veten e tij si kandidat i PD për Bashkinë Sarandë. 

Në Vlorë mes kandidatëve rezulton edhe këshilltari ushtarak i Presidentit Ilir Meta, Piro Ahmetaj. Më parë Ahmetaj ishte këshilltar i ish-presidentit Nishani, ku u përfshi në një betejë të gjatë dhe të ashpër akuzash me deputetë të Kuvendit. Për rrjedhojë, Ahmetaj dha dorëheqjen në vitin 2015. Deputeti Spartak Braho e ka akuzuar publikisht Piro Ahmetajn se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Shkodrani’. “Për lidhjet me Sigurimin e Shtetit të z. Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes”, ka deklaruar Braho.

Në Durrës mes kandidatëve është konfirmuar edhe Armand Teliti, ish-zëvendës i Lulzim Bashës në Ministrinë e Transporteve, i cili bashkë me Bashën dhe Andi Tomën, i shpëtoi me procedurë gjykimit në vitin 2009 për skandalin me Rrugën Durrës-Kukës. Në Durrës është përfshirë në listë në mënyrë manipulative dhe pas votimit si kandidat i mundshëm, Enri Çeno, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion si dhe para se të dënohej, i shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie. 

Në Përrenjas, pjesë e listës është Ardjan Zeneli, ish-kryetar Komune, i arrestuar më parë për afera me tenderat. Në Dibër pjesë e listës së kandidatëve të PD-së është ish-gjenerali i Xhemal Gjunkshi i akuzuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si i përfshirë në një skemë korrupsioni, duke u marrë ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Në Shkodër pjesë e listës paraprake të PD rezulton edhe Blendi Gjylbegaj, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, i proceduar në vitin 2019, në kuadër të arrestimit të disa tatimorëve të bashkisë, të cilët u merrnin ryshfet hoteleve. Pjesë e listës në Shkodër është edhe Zef Hila, i shkarkuar nga kryeministri Rama në vitin 2019 si kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, si i implikuar në djegien e një shkolle dhe materialeve zgjedhore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alfonsi: 08/10/2020 08:11

    po ndonje ish polic ka se po vdes nga deshira te komentoj si spiun dhe langaraq qe jam

    Përgjigju
    • ALFONS: 08/10/2020 09:50

      Ti qe flet do jesh ndonje nga ata policet qe i merr leke shperndaresve te droges,hajdutave dhe atyre qe mbjedhin hashash,por mos harro se do te dali ne koke te femijeve te tu ai lek i piste qe keni marre.

  • Alb: 07/10/2020 21:54

    Prandaj jemi budallenj nje popull i zgjuar nuk voton keto zgjedhje per asnje pale.

    Përgjigju
  • Cubi: 07/10/2020 19:10

    Hallall keta i duhen shqiperis, mundesisht te bejn nje 97 te dyte.

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/10/2020 18:59

    PD vazhdon rrugen e vet jashte cdo logjike ne politike...prap me emra super te korruptuar

    Përgjigju
  • Dr.mortja: 07/10/2020 15:38

    Shikoni pamjen e Nishanit,idiot debil komplet,si eshte katandisur PD-ja me keto fytyra qe shikojme as per 10 vjet nuk vjen ne pushtet,njeri me idiot se tjetri,fytyra dhe xhaketa te mbaruara krejt.

    Përgjigju
  • Beci: 07/10/2020 13:39

    na knaqet, paskeni bere zbulim gjigand. Po ndonje te denuar per trafik droge ne zvoicere, itali, fjermani, apo shba ka ne listat e pd,. po ndonje per trafik femrash, ne itali, greqi, apo zvicer ka ne lista. por ndponje gte akuzuar per falsifikim dokumentesh ne greqi, ka ne lista. po ndonje trafik njerezit drejt koosves ka ne lista. Ja pra qe nuk paska ne lista nga keto, se keto i kla prenotuar rama.

    Përgjigju
    • bec mo: 07/10/2020 14:00

      mortja ty e lulit tat e rames tat e monikes tate o popull idiot...!!!

  • lorna: 07/10/2020 13:10

    TMERR...MJERE NE KU JETOJME !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?