Ekskluzive-dokumenti/Në hetim
pasuror 9 gjyqtarë e prokurorë

10 Nëntor 2017, 11:51| Përditesimi:

  • Share
Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, Report Tv zbulon detaje të reja nga korrupsioni në drejtësi. Burime nga Krimet e Rënda për Report Tv pohojnë se janë nën hetim edhe 9 gjyqtarë dhe prokurorë për fshehje pasurie.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht, theksohet se hetimet janë të shtrira në 9 mujorin e parë të vitit 2017, ndërsa të dhënat janë siguruar nga një raport sekret i prokurorisë. Report Tv disponon emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në hetim, por për arsye të hetimeve nga organi i Akuzës nuk i publikon.

Rasti i Shkëlqim Mirit është njëri nga 10 të regjistruarit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa të tjerët janë; Dy në prokurorinë e Durrësit, dy janë në gjykatën e Tiranës, një rast tjetër është në rrethin e Elbasanit, dy të tjera në Vlorë dhe një në Fier. Gjyqtarë dhe prokurorët që janë në hetim nuk janë vetëm për cështje penale, por edhe civile pas denoncimeve nga qytetarët.

Mbrëmë u ndalua nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 34 milionë lekë, ndërsa akuzohet se i ka marrë ryshfet 20 mijë euro Gentian Dodën për t’i ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje.

 

 

 

Doda ishte akuzuar për dy vrasje në 1997, ndërsa u dënua më 20 vite burg. Ai u arratis në SHBA, por u kap dhe në 2012 u ekstradua në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tij kaloi në të gjitha hallkat, por në Apel gjyqtari Miri i ndryshoi akuzën duke e liruar nga burgu, ndërsa vetë përfundoi në qeli. 

 

 

 

procedimet per gjyqtaret

Dokumenti sekret për hetimin e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve i siguruar nga Report Tv

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?