EKSKLUZIVE/ DASH për Report Tv: Gati të punojmë për asociacionin në veri, Kosova të dorëzojë draftin! Të përafrohet me Kushtetutën

1 Tetor 2023, 14:51| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 13:07

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë së bashku me Kosovën për të ndërtuar një projekte-statut për asociacionin për Komunat me shumicë Serbe në veri të Kosovës. Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shteti nga Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Annie Verderosa i tha gazetarit të Report Tv, Ermal Qori se SHBA është e gatshme të punojë më Republikën e Kosovës mbi këtë cështje të rëndësishme.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të paraqesë një projekt-statut dhe jemi të përgatitur të punojmë me kolegët kosovarë dhe të BE-së për të avancuar këtë obligim kritik. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që ASM(Asociacioni i komunave  me shumicë Serbe)  duhet të përafrohet me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha për Report Tv Annie Verderosa.

Sipas Verderosa, e ardhmja e Kosovës është në duart e institucioneve ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun lehtësues nga BE-ja si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ardhmja e Kosovës është në institucionet evropiane; një proces i lehtësuar nga BE-ja është rruga", tha Annie Verderosa.

Partnerët strategjik të Republikës së Kosovës, konfirmojnë nëpërmjet komunikimit zyrtar se SHBA do të luajë një rol aktiv në mbështetje të dialogut, ndërsa një kërkesë të drejtpërdrejtë e kanë për të dyja shtetet e përfshira në tension nga Ballkani Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara koordinohen ngushtë me BE-në për Dialogun dhe ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në mbështetje të tij. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t'i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën e normalizimit që arritën në fillim të këtij viti. Ne presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre sipas marrëveshjes. Është e domosdoshme që ata të ecin përpara në detyrimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM)", u shpreh Annie Verderosa.

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zgjidhja për Asociacionin është që Kosova të ulet me SHBA-në dhe ta përgatisë draftstatutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij.

Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore. SHBA-ja insiston se nuk do të lejojë që Asociacioni t’i ngjasojë entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • berti: 01/10/2023 15:12

    Vetem DASH mund ta regulloi kete situate se po qe per delet e BE qe luajne me dy porta kjo keshtu do te mbetet perjete ashtu si te tilla kontradita jane ne shum vende te botes.Kurti duhet te mos bej kaprico me SHBA sepse keto e cliruan Kosoven se ky kric nuk ka asnje merite,shiko se mos na krijon dhe nje parti ne SHBA si VV qe ke krijuar ne Shqiperi per te rezuar Edi Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?