'Ekonomia' miraton korporatën e investimeve, PS: zhvillon pronat e pashfrytëzuara! Opozita kundër

7 Tetor 2019, 14:48| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 14:50

  • Share

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektligjin e “Korporatës së Investimeve”, që synon krijimin e një shoqërie tregtare shtetërore për menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore. Komisioni është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për pika të caktuara të projektligjit.

Sipas opozitës së re ky projektligj është koncesioni i radhës dhe në formë të fshehur do ekzistojë oferta e pakërkuar. Por kjo tezë është hedhur poshtë nga mazhoranca me pretendimin se gjithçka po bëhet për zhvillimin e pronave të pashfrytëzuara dhe mbështetet në ligjin e prokurimit publik dhe shtetin e së drejtës.

Pavarësisht se korporata do të financohet me fondet e saj dhe donacionet, shteti do të përfitojë nga ajo taksa dhe tatime, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik. Edhe pse projektligji ka ndryshuar në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Komisioni Evropian, opozita parlamentare ka votuar kundër për çdo nen të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?