Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të

1 Dhjetor 2022, 19:15| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 19:31

  • Share

Ekonomia Shqiptare konfirmohet si një ekonomi me perspektivë të qëndrueshme nga “Moddys”, agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Krediblitetit. Sipas agjencisë vlerësohet pozitive rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë. Ekonomia shqiptare vlerësohet nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit Moddy’s, me “B1, e thënë ndryshe me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ishte e fortë dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti nivelet e para-pandemisë që në vitin 2021. Barra e borxhit të qeverisë, pasi u rrit ndjeshëm në 74.5 % të PBB-së në vitin 2020, rifilloi trajektoren e saj rënëse në vitin 2021.

Lidhur me sektorin bankar të Shqipërisë dhe rreziqet e likuiditetit të qeverisë, pritshmëritë e Agjencisë janë se ato do të mbeten të përmbajtura.

Pas një ngadalësimi të rritjes reale të PBB-së në 2.1% në 2019, krahasuar me një normë mesatare rritjeje prej 3.0 % gjatë pesë viteve të mëparshme (2014-2018), shpërthimi i koronavirusit ndikoi rëndë në përformancën ekonomike në vitin 2020.

Megjithatë, stabiliteti makroekonomik u ruajt. Tkurrja ekonomike gjatë 2020 ishte më e butë (me recension prej 3.5%) dhe rimëkëmbja në 2021 më e fortë se sa pritej fillimisht (me rritje reale prej 8.5%).

Agjencia parashikon një ngadalësim të rritjes së PBB-së në 3.0% në 2022 dhe 1.8% në 2023. Agjencia vlerëson hapjen formale të negociatave të anëtarësimit me BE në avantazh të Shqipërisë, sepse do të nxisë zbatimin e reformës, e cila do të mbështesë fuqinë e saj institucionale dhe do përmirësojë klimën e biznesit.

Sa i takon rreziqeve, ato lidhen me importet e energjisë elektrike të varura nga  moti, detyrimet që rrjedhin nga sektori energjetik, nga zgjidhja e kërkesave për kthimin e pronave apo nga rritja e financimeve jashtë buxhetore në formën e partneriteteve publike private që janë përdorur si instrument për rritjen e investimeve publike.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?