Ekonomia, Basha: Të ulen taksat
vendi në emergjencë kombëtare

9 Tetor 2014, 14:04| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se vendi ndodhet para një emergjence kombëtare që kërkon solidaritet njerëzor dhe mirëqeverisje. Në një status në rrjetin social Facebook, kryedemokrati shkruan se situata ekonomike në Shqipëri është e vështirë.
 
Duke iu referuar raportit të INSTAT dhe një tjetër studimi të BSH, Basha shkruan se qeveria duhet të ulë taksat dhe të rrisë përkrajen për njerëzit në nevojë.
 
“Familja shqiptare po përjeton sot, si kurrë me parë, momentet me te veshtira te ekzistences se saj. Jemi para nje emergjence kombetare që kërkon solidaritet njerezor dhe mireqeverisje. INSTAT-i zbuloi recesionin dhe hyrjen e ekonomise ne krize, Banka e Shqiperise publikoi nje studim qe tregon familjen shqiptare te mbytur ne borxhe, ne papunesi, ne paaftesi per te perballur jeten. I bej thirrje qeverise te ule taksat, te stimuloje biznesin, te ule luksin qeveritar dhe te rrise perkrahjen per familjet ne nevoje. Shqiptaret meritojne nje jete me te mire”, shkruan Lulzim Basha në rrijetin social Facebook.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?