Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

25 Prill, 17:15| Përditesimi: 25 Prill, 17:18

  • Share

Ekonomia e SHBA-së po ngadalësohet, ndërsa inflacioni ka shënuar rritje, ky është vlerësimi i fundit nga ekspertët. 

Sipas BBC News, ekonomia amerikane u rrit më pak se parashikimi në tre muajt e parë të vitit, gjë që mund të vonojë një ulje të normës së interesit. 

Shifrat zyrtare zbuluan se ekonomia u zgjerua me një normë vjetore prej 1.6%, shumë më pak se sa pritej, ndërsa inflacioni, i cili mat ritmin e rritjes së çmimeve, është rritur me 3.4% në tre muajt e parë të 2024.

Rritja ekonomike, e matur si prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është ngadalësuar nga 3.4% rritje në tre muajt e fundit të vitit të kaluar në 1.6%. Kjo ishte e pritshme nga ekspertët, por vetëm në 2.4%. Norma kryesore e interesit në SHBA është midis 5.25% dhe 5.5%, niveli më i lartë në më shumë se 20 vjet, kanë vlerësuar ekspertët.
 
Eksperti i ekonomisë, Stuart Cole deklaron se Rezerva Federale e SHBA-së e cila përcakton normat e interesit, gjendet në një situatë të vështirë. Shifra e rritjes prej 1.6% është vlerësimi i parë i PBB-së. Pritet që shifrat e tjera zyrtare të publikohen më 30 maj, shkruan BBC

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?