Ekmek kadaif, embëlsira e famshme greke me kadaif dhe krem nga zonja Albana

19 Korrik 2023, 12:40| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 12:53

  • Share

Ëmbëlsirë me krem dhe kadaif

Përbërësit:

Për kremin:

  • 1.5 litër qumësht
  • 250 gr sheqer
  • 1 limon (lëkura)
  • 6 vezë
  • 100 gr miell misri i hollë
  • 50 gr miell misri i trashë
  • 1 bustinë vanilje
  • 100 gr gjalpë
  • Pak kripë

Për shurupin:

  • 700 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • 1/2 lëng limoni
  • 1 shkop kanelle

Baza e ëmbëlsirës:

  • 7 petë të holla
  • 300 gr kadaif
  • 250 gr gjalpë i tretur

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qumështin (pasi kemi mbajtur 1 filxhan qumësht të ftohtë mënjëanë) gjysmën e masës së sheqerit dhe lëkurën e një limoni. Në një enë tjetër shtojmë gjysmën tjetër të sheqerit, vezët, miellin e misrit, vaniljen dhe kripën. E rrahim mirë derisa masa të unifikohet. Shtojmë filxhanin e qumështit të ftohtë si dhe një filxhan qumësht të ngrohtë që e marrim nga tenxherja. Këtë masë e shtojmë më pas në tenxhere dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë dhe të lidhet. Në fund shtojmë gjalpin.

Hapim kadaifin në një tepsi dhe gjysmën e tij e spërkasim me gjalpë. Shtrojmë në tavë 4 petë të spërkatura me gjalpë. Petët duhet të jenë në anësore. Vendosim kremin, i palosim petët mbi krem, shtrojmë 3 petët e tjera të spërkatura me gjalpë dhe sipër shtrojmë kadaifin. E presim me thikë në katrore. Ngrohim gjalpin, i shtojmë pak ujë dhe spërkasim kadaifin. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 55 minuta. Ndërkohë kemi përgatitur shurupin të cilin e lëmë të ftohet. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë 2-3 minuta dhe më pas e sherbetosim me shurupin e ftohtë. E lëmë ëmbëlsirën të ftohet plotësisht, më pas e servirim.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 19/07/2023 15:30

    Edhe ekmek kadaif dhe embelsire greke si pa kuptim me duket.turqisht ekmek i thojn bukes po kadaifi dihet.se kuptoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?