Ekipi serb tregon forcën që në aeroport, në Shqipëri me optimizëm për fitoren (FOTO)

24 Gusht 2020, 13:17| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 14:04

  • Share

Ekipi i Crvena Zvezdës, ose siç njihet ndryshe Red Star, është nisur sot në orën 11:00 nga Beogradi me destinacion Tiranën, pasi do të luajë të mërkurën në orën 20:00 kundër Tiranës në Air Albania për turin e dytë eliminator të Champions League.

Teksa niseshin drejt Tiranës, mediat serbe kanë kapur një detaj. Avioni i vënë në dispozicion të klubit është i personalizuar me emrin e trajnerit të skuadrës serbe, Dejan Stankovic, duke treguar në këtë mënyrë forcën e serbëve, që në këtë ndeshje vijnë si favorit në të gjithë aspektet përveç faktorit fushë, pasi do luhet në Shqipëri.

Sipas mediave serbe që kanë publikuar edhe fotot e futbollistëve në aeroport, pak përpara nisjes, raportohet një atmosferë tepër pozitive në skuadrën e Crvena Zvezdës, e cila përball gjen një Tiranë po ashtu optimiste pas kualifikimit me Dinamo Tbilisin.

Ndërkohë rreth orës 13:15 ata kanë zbritur në aeroportin 'Nënë Tereza', për t'u akomoduar më pas në hotelin përkatës. Në orën 18:00 serbët do të kenë konferencën në 'Air Albania', ndërsa në orën 19:00 do të kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?