Shorti i Europa League

Hidhet shorti/Ekipet shqiptare mësojnë rivalët në Europa League

20 Qershor 2018, 12:28| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 12:37

  • Share

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për turin e parë eliminator. Tri skuadrat nga Shqipëria, por edhe Shkupi dhe Prishtina kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.

Kështu, goglat kanë vendosur që kundërshtari i parë i Partizanit të jetë skuadra e Mariborit nga Sllovenia. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 12 korrik, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Maribor më 19 korrik. 

Dje Maribori fitoi 4-0 miqësoren ndaj Kukësit, një rival i fortë, që ka marrë pjesën dy herë edhe në grupet e Champions League, por Tirana e ka eliminuar një herë, duke bërë përmbysje të madhe.


(Skuadra e Laçit në shortin e hedhur)

Me fat ka qenë Luftëtari dhe Laçi, që kanë “peshkuar” rivalë më të dobët, të paktën në letër. Luftëtari do të ketë në fazë të parë Cliftonvillen e Letonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni, ndërkohë që më 19 korrik në Shqipëri.

Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator do të jetë Anorthosis nga Qiproja, Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Ndërkohë, Prishtina, edhe pse do të luajë një tur paraeliminator, nëse e kalon me sukses, edhe në turin e parë do të ketë shortë të lehtë.

Short shumë i vështirë për Shkupin, që do të përballet me gjigantët skocezë të Rangers.


(Skuadra e Partizanit në shortin e Europa League)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?