Einxhel Shkira, Mariana Kondi dhe Donald Veshaj

Einxhel tha se nuk e kishin paguar vëllezërit Veshaj, reagon aktorja Mariana Kondi: Pa fjalë

2 Shkurt 2022, 20:35| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 20:36

  • Share

Debati i një nate më parë mes Einxhel dhe Donaldit në shtëpinë e 'Big Brother' agravoi në akuza se vëllezërit Veshaj nuk e kanë paguar moderatoren kur ajo punonte me ta. Për këtë, Einxhel tha se dëshmitare është edhe aktorja Mariana Kondi, e cila sipas saj nuk është paguar gjithashtu. Lidhur me akuzat, ka reaguar edhe aktorja Mariana Kondi e cila shprehet në rrjete sociale 'pa fjalë'.

Duket se Mariana nuk ka dashur ta mohojë apo ta pohojë ende konstatimin e Einxhel. Rikujtojmë se gjatë debatit të mbrëmjes së kaluar, Donaldi akuzoi Einxhel edhe për moskorrektësi në punë.

“Einxhel ishte një njeri jo korrekt, një ditë të bukur pune pasi kjo u bë se nuk vinte nga hiçi, ajo rrinte shumë natën dhe thoshte si t’ja bëj unë që mos të jem në mëngjes. Më pas më dërgoi një foto pasqyre të thyer duke më thënë se kishte bërë aksident.”- tha ai.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?