Einxhel Shkira dhe dj Dagz

Einxhel i uron të birit Pavarësinë e Kosovës: Ta duash e ta mbrosh atdheun e trimave dhe identitetin tënd

17 Shkurt 2023, 16:09| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 16:15

  • Share

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër të një djali dhe meqenëse Einxhel ka një partner me origjinë nga Kosova, me të cilin ka vendosur të krijoj familje dhe të sjellë në jetë një fëmijë ka vendosur që t’ia trashëgoj atij dashurinë për atdheun.

Jo më kot i vogli ka emrin Trev: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Ndaj sot, Einxhel i ka uruar Pavarësinë e Kosovës djalit të saj. Në InstaStory, ajo ka postuar një foto të të birit, teksa shkruan:

“Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave, identitetin tënd”

Më tej, Einxhel ka publikuar edhe një foto të vetes një vit më parë teksa ndodhej brenda shtëpisë së “BBV” duke festuar Pavarësinë.

“Urime Kosovë! Qofsh përherë e lirë dhe stoike me rrit bijtë e tu në gjirin tënd”- shkruan Einxhel.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 17/02/2023 16:22

    O zot çfare urimi.Idiotesia nuk ka brire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?