DJ PM dhe Sarah Berisha

‘Eh sikur të mos isha i lidhur...’ DJ PM nuk ndal batutat, tregon sa vajza e ndjekin profilin e tij në Instagram

19 Gusht 2022, 08:58| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 09:02

  • Share

Sarah Berisha dhe DJ PM janë ndër çiftet më të dashura për publikun, ndonëse kanë zgjedhur që daljet publike t’i kenë të rralla dhe të shijojnë romancën në privatësi. Me anë të një postimi në rrjete sociale, DJ PM, i njohur për batutat e tij, tregoi se 70% e personave që ndjekin profilin e tij janë femra.

“Eh të mos kisha pasur të dashur”, ka shkruar ai me shaka. Por duket se Sarah është mësuar me këto batuta.

“Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë, si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri tjetrin…”, shkruan Sarah.

Më herët, në një intervistë, Sarah tregoi më shumë për lidhjen e saj me PM duke thënë se distanca është e vështirë por po ia dalin që të takohen me njëri-tjetrin.

“Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë.”

Postimi në Instagram

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?