Namik Dokle në një takim në vitin 1994

Opinion

Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë të qoftëlargut

29 Shtator 2022, 12:27| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 16:25

  • Share

Një telefonatë, dje vonë, nga një numër i panjohur, por me prefiks +1, nga SHBA.

-Kush jeni- e pyes?

-Dervishi nga Menkulasi, të flas nga Amerika. Më kujton?

Jemi njohur në vitin 1994, në referendumin e Kushtetutës.

-E si mos të të kujtoj, o Dervish? Harrohen ato vite?

Më tregoi që më kishte dërguar dy foto nga ato të referendumit, të ditës më të veçantë të asaj fushate. Kishim mbaruar takimet në Miras (Bozhigrad) e fshatra të tjerë e po ktheheshim për në Bilisht. Dikujt, dhe dihet se kujt, i kishin prishur midenë ato takime dhe... kur po kalonim një përrua afër Menkulasit, na preu rrugën një kamion i madh.

Nga karroceria e kamionit zbritën më shumë se një duzinë burrash që tundnin cfurçe, lopata e ku di se çfarë tjetër.

“Mbaruam, këta edhe të vrasin”- më tha doktor Sinan Agolli, që e kisha në krah dhe i njihte se nga ishin.

Në atë imtë që na u turrën, të egërsuar, u dëgjua një krismë. Egërshanët ndaluan dhe unë pashë një djalë të ri, mbi një gur në mes të përroit, me revolver në dorë, që bërtiste:

-Edhe një fije floku t’u prekni, bëhet nami!!!

Egërshanët u stepën e pastaj u larguan me bisht ndër shalë.

- Po ky, shpëtimtari ynë, kush është- pyeta doktor Sinanin?

-Është Doda, djalë Mirdite, dhëndër në Menkulas,- më tha ai.

Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë?

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 29/09/2022 13:52

    Edhe krimet e Doktor Mortjes e tontonmakuteve te tij po harrohen.

    Përgjigju
  • anna: 29/09/2022 12:53

    Epo ne Mirditoret jemi trima dhe te beses, jemi pak budallenje se nuk njohim asnje frike si te vogel e si te madhe. (edhe ne grate jo veq burrat)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?