DOSJA/ ‘Nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje’, Alma K. tregon bisedën me të moshuarën pasi del nga zyra e Gjicit: Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu

22 Dhjetor 2023, 20:24| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 21:08

  • Share

1693472475_finalprojekt.00000400.Still061.jpg

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K. ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi.

Report Tv sjell një pjesë nga dosja, ndërsa Alma K ka treguar bisedën me një të moshuar dhe se çfarë i kishte thënë ajo teksa dilte nga Bashkia e Kukësit, pasi kreu aktin seksual me Safet Gjicin.

“Edhe Alma K në dëshminë e saj thotë se në dalje nga Bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Alma K i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje”, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Videoskandali në bashkinë e Kukësit me Safet Gjicin, dëshmia e sms-të e Alma K. me ish kreun e këshillit të qarkut, Oruçi: 'Ke fol me Salën vet...'


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?