Sport

Egnatia zyrtarisht në Superligë, kapiteni: Kemi një projekt shume ambicioz! Dinamo sheh dritë në fund të tunelit

3 Maj 2021, 12:05| Përditesimi: 3 Maj 2021, 13:07

  • Share

Egnatia është skuadra e parë e cila ka siguaruar matematikisht ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm. Klubi nga Rrogozhina falë fitores 1-0 kundër Besës ka shkuar 9 pikë më shumë se Tomorri i vendit të dytë në grupin B të Kategorisë së Parë kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat. Për Egnatian kjo do jetë hera e dytë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa për herë të parë ka luajtur në sezonin 2005-2005, 16 vite më parë.

‘Ndihem i lumtur dhe i kënaqur në këtë skuadër sepse është një projekt shumë serioz. E kemi filluar sezonin shumë pretendent, jemi ndërtuar për superiore dhe deri më tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Këtu po punohet edhe për ndërtimin e stadiumit e ri dhe ky është një motiv për lojtarët,’-shprehet Ndriçim Shtubina, kapiteni i skuadrës së Egnatias.

Ndërkohë një hap larg rikthimit në Superligë është edhe Dinamo, që për herë të fundit në elitë ka qenë në sezonin 2011-2012. ‘Nëndetësja’ në fundjavë mposhti 1-0 Korobain me golin e Kolgegës.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Sokol Uka është 4 pikë më shumë se Bureli i vendit të dytë, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë kampionat. Dinamo mund t’i mbyllë llogaritë që ndeshjen e ardhshme, pasi përballet me Vorën, një skuadër pa pretendime në ‘play-of’, ndërsa Burreli i vendit të dytë përballet me Korabin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?