Sport

Egnatia shijon pikën e parë në Superligë, 'VAR' i djeg dy pikë Tiranës në 'Selman Stërmasi'

19 Shtator 2021, 15:51| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 15:54

  • Share

Në javën e dytë të kampionatit Tirana ka hedhur një hap fals kundër Egnatias që nga ana tjetër ka marrë pikën e parë në Superligë. Ndeshja në Selman Stërmasi u mbyll me shifrat 1-1, ndërsa të dy golat erdhën në pjesën e dytë në harkun kohor të 6 minutave.

Fillimisht shënoi Tirana me Sferin, ndërsa më pas barazoi Imeri për rrogozhinasit. Vlen të evidentohet edhe një gol i dyshimtë i anuluar me VAR për Tiranën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?