Egnatia

Egnatia 'pa frena', merr mesfushorin e Heracles në Holandë! Largohet Lila dhe vjen mbrojtësi nga SHBA

5 Janar, 13:20| Përditesimi: 5 Janar, 13:57

  • Share

Turku Melih Ibrahimoglu pritet të jetë afrimi i radhës te Egnatia. Në Rrogozhinë po punojnë për të përforcuar ekipin e Edlir Tetovës, teksa ata janë duke kryesuar kampinatin.

"Oreksi vjen duke ngrënë", thotë populli dhe Egnatia ka gjetur akordin me 23-vjeçarin Ibrahimoglu, që ishte pjesë e Heracles në elitën e Holandës deri para pak ditësh.

Me skadimin e kontratës, mesfushori është një lojtar i lirë dhe Egnatia pritet ta prezantojë si afrimin e ri. Ai ka luajtur edhe një takim me Turqinë U-21, teksa ka lindur në Austri dhe ka luajtur me Rapidin e Vienës dhe Admira, para kalimit në Holandë ku luajti për një vit e gjysmë.

Gjithashtu është zyrtarizuar edhe Francois Dulysse, mbrojtësi 24-vjeçar që vjen nga SHBA-ja. Shtatëlarti ka firmosur për dy vite e gjysmë.

Veç afrimeve, Egnatia po punon edhe në dalje. Bledar Lila, anësori i mesit të fushës është larguar nga klubi pas tre vitesh. Kujtojmë se dy ditë më parë Egnatia zyrtarizoi sulmuesin Mario Gjata.

Melih Ibrahimoglu

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?