Egnatia e këtij sezoni

Renditja/ Egnatia 'blindon' kreun, mposht 2-1 Partizanin! Dinamo fiton 2-0 ndaj Erzenit dhe nxjerr Tiranën nga 'lufta' për titullin

14 Prill, 20:21
  • Share

Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të dielë me ndeshjet e radhës, duke mbyllur javën e 31-të. Në stadiumin e Rrogozhinës, duke nisur nga ora 15:00 Egnatia mundi 2-1 Partizanin, për të "blinduar" kreun. Në 18:00 në "Air Albania" Dinamo fitoi 2-0 me Erzenin.

Në "Arena Egnatia" vendasit e Edlir Tetovës ishin më mirë në fushë, duke mundur 2-1 Partizanin. Sfida u vendos në pjesën e parë, teksa për Egnatian shënoi dopietë Montenegro në minutat 15-të dhe 31. Skuka në të 80 shkurtoi shifrat, me golin e dibranit që në fund vleu sa për statistika.

Me 57 pikë Egnatia është në krye të tabelës, ndërsa Partizani me 48 pikë vijon në vendin e tretë. Kujtojmë se pas fundit të 36 javëve, elita e vendit i drejtohet "Final 4", me katër ekipet e para që do garojnë për titullin kampion dhe vendet e tjera në Evropë në mini-turneun që do zhvillohet në "Air Albania".

Pas disfatës Orges Shehi, trajneri i Partizanit tha se kundërshtari nuk i dominoi dhe se golat mund të shmangeshin.

"Egnatia nuk na dominoi, kemi ndëshkuar veten me dy gola shumë të evitueshëm. Kishim rastet tona për të barazuar ndeshjen, nuk ia dolëm edhe në saj atë atyre dy golave që pësuam në pjesën e parë, që siç e thashë, ishte një 'vetëvrasje'. Duhet të vazhdojmë me këtë grintë dhe këtë dëshirë, sidomos të pjesës së dytë. Më mërziti më shumë goli i dytë që pësuam, ishim shumë aty dhe duhej të kishim reaguar. Lojtarët janë njerëzorë dhe duke qenë njerëzor, të gjithë gabojnë", tha Shehi për MCN.

Ndërkohë në "Air Albania" Dinamo fitoi 2-0 kundër Erzenit dhe merr vendin e katërt në renditje. Denisson Silva dhe Kacorri shënuan për "Nëndetësen", teksa Erzeni ende nuk sheh dritë në "fundin e tunelit". Me këtë duel u mbyll edhe java e 31-të e Superligës.

Superliga, java 31:

E shtunë, 13 prill 2024

15:00 Tirana 1-0 Kukësi

18:00 Vllaznia 1-2 Laçi

18:00 Skënderbeu 0-1 Teuta

E dielë, 14 prill 2024

15:00 Egnatia 2-1 Partizani

18:00 Dinamo 2-0 Erzeni

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?