Egla Harxhi: Marrëdhënia treshe s'ka qenë për vëmendje, se do isha futur në BBV! Më ftuan dy herë dhe i refuzova

14 Mars 2023, 13:15| Përditesimi: 14 Mars 2023, 15:08

  • Share

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte dhe ish-miss Albania e vitit 2007, Egla Harxhi. Ajo prej gushtit të vitit të kaluar është zhvendosur për të jetuar në Paris, ku po vazhdon projektet e saj profesionale në fushën e arkitekturës.

”Vendosa së bashku me Aleksandrin që të jetonin në Paris, duke lënë kështu Shqipërinë” e nis rrëfimin Egla.

“Këtu planet e mia profesionale janë zgjeruar dhe po punoj në një studio të madhe arkitekture, ku ndihem e realizuar plotësisht” tha më pas ajo.

Referuar natyrës kontroverse të saj, që u bë shumë e njohur mediatikisht, e pyetur nga moderatoja ajo tha: “Unë nuk kam bërë zhurmë në media për t’a përdorur, pasi famën e kam patur më parë, për më tepër që më kanë ftuar dy herë në Big Brother dhe e kam refuzuar ftesën” tha më pas ish-miss Albania. Më pas Androniki e pyeti për shpjegimin që i ka dhënë të birit, Luxiferit, për historitë e saj publike mediatike në të shkuarën. Egla tha: “Lux është ende i vogël për të kuptuar, por në momentin e përshtatshëm dhe ai do të kuptojë, ne nuk kemi dashur t’i japim asnjë shpjegim për momentin, derisa ai të jetë gati” tha më pas Egla.

Në prill të vitit 2016, Egla takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Alexandre de Basseville. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe modelja shqiptare Alesia. Asokohe Egla deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Ky fakt u komentua gjerësisht në media dhe portalet e ndryshme. Në këtë kohë, Egla deklaroi dhe shtatzëninë e saj, duke thënë se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë. Por, gjithçka ndryshoi tërësisht me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias. Në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë. Tashmë ajo është rikthyer me babain e fëmijës së saj dhe shprehet se janë mjaft të lumtur. Aktualisht merret me projektet e saj profesionale në arkitekturë dhe jeton në Paris me bashkëshortin dhe djalin.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi2525: 14/03/2023 18:48

    egla egla . Me sa di unë egla nuk e ka atësinë e të birit . luxiferi ka mbiemrin harxhi . Gojët e liga që banojnë në Francë thonë që aleksandrit i pëlqejnë çunat dhe jo gocat

    Përgjigju
    • @Edi2525: 14/03/2023 20:18

      Ke bër një koment shumë të helmatisur, se di se ça fiton me llapaqenie kaq negative. Mos sulmo personazhet qe ste pëlqejne duke përmendur fëmijët…është keq ta bësh këtë. Nëse të lumturon të godasësh hidhtas pas tastierës, ke probleme që duhet ti shikosh me ndonjë psikiatër.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?