Egjipti: Delegatët e Hamas-it, Katarit dhe SHBA-së në Kajro

3 Mars, 13:51| Përditesimi: 3 Mars, 13:55

  • Share

Burime të ndryshme të drejtpërdrejta nga Egjipti, një vend që ka marrë rolin kryesor të ndërmjetësimit në konfliktin mes Izraelit dhe Hamas-it, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, konfirmuan ardhjen e delegacioneve për bisedimet, në të cilat Hamasi normalisht nuk merr pjesë drejtpërdrejt.

Asnjë përfaqësues i Izraelit nuk u pa duke mbërritur sot në Kajro. I pari që mbërriti mëngjesin e sotëm ishte delegacioni amerikan, i ndjekur nga ai i Katarit. Të dy u shoqëruan me shumë makina shoqëruese për në vendtakimin shumë sekret.

Një delegacion i Hamasit i përbërë nga tre udhëheqës të lëvizjes mbërriti gjithashtu në Kajro. Sipas burimeve të mirë informuara, ata do të paraqesin një përgjigje të bashkuar nga fraksionet palestineze në lidhje me një formulë të re për marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit midis pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje para fillimit të muajit të Ramazanit javën e ardhshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë! Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?