Luigi Soreca

Politikë

'Efikasiteti i gjykatave, qëllim kryesor', Soreca: Reforma në Drejtësisë duhet të konsolidohet tani

30 Shtator 2021, 18:17| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 18:52

  • Share

Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani. Ky ka qenë mesazhi i qartë i ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e ri të Drejtësisë Ulsi Manja.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit me Manjën ishte Reforma në Drejtësi dhe se sipas tij, efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor.

“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se zyrtari i parë i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?