Efektiviteti i vaksinës së AstraZeneca kundër varianteve të reja, diskuton sot paneli i OBSH-së (VIDEO)

8 Shkurt 2021, 11:02| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 11:49

  • Share

Vendimi i shumë shteteve për të mos lejuar përdorimin e vaksinës së AstraZenneca, në personat mbi 65 vjeç dhe rezultatet në lidhje me efektshmërinë e vaksinës në lidhje me variantin e shfaqur në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar shqetësim  të madh në mesin e ekspertëve.

Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të takohet sot për të diskutuar përdorimi i së cilës është pezulluar në Afrikën e Jugut për shkak të shqetësimit për efikasitetin e saj në moshat mbi 65 vjeç.

Në rezultatet e fundit të saj tregohet se vaksina ofron mbrojtje "minimale" kundër Covid-19  me simptoma të lehta dhe të moderuara të shkaktuara nga varianti i zbuluar në Afrikën e Jugut, një kthim prapa në luftën globale kundër pandemisë pasi shumë kombe të varfëra po mbështeten në avantazhet logjistike të ofruara nga vaksina e AstraZeneca.

Një zëdhënës i kompanisë tha se studiuesit tashmë po punonin për të azhurnuar vaksinën për të luftuar me variantin e Afrikës së Jugut, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën.

Paneli i OBSH-së do të mblidhet në Gjenevë për të shqyrtuar vaksinën e cila është një përbërës kryesor i përhapjes fillestare të vaksinave globale me anë të  Covax që mbulon rreth 145 vende.

Ndërkohë që ekspertët kanë theksuar se pas zhvillimeve të fundit është e nevojshme të rimendohet strategjia e vaksinave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?