Efektivi plagosi 26 vjeçarin në Fier, policia: I riu tentoi të hynte me makinë aty ku zhvillohej koncert! Doli nga makina dhe goditi me grushte inspektorin

28 Dhjetor 2023, 20:13| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 21:07

  • Share

 

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së të riut 26 vjeçar D.B nga inspektori i policisë Sh.J.

Sipas njoftimit, i riu me një makinë tip “Volsëagen” tentoi të hynte në rrugën e bllokuar ku po zhvillohej një koncert.

Polici nuk e ka lejuar të kalojë perimetrin e sigurisë dhe për pasojë 26 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gojë.

Në këtë moment inspektori ka reaguar duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur në këmbë të riun i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.  Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.


Lajmi kryesor:

Fier/ S'u la të futet me makinë në qendër ku ishte koncerti, autori i përleshjes me armë në spital në 2019 rreh policin, neutralizohet me plumb në këmbë (Video-Emrat)


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?