Foto ilustruese

Sherr mes policëve në Elbasan, efektivi bashkë me 2 të tjerë bën për spital kolegun! Pezullohen nga detyra

22 Dhjetor 2022, 18:27| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 10:55

  • Share

ELBASAN- Dy efektivë policie janë pezulluar nga detyra në Elbasan pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin jashtë orareve të punës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, bën të ditur se janë pezulluar dy efektivët E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe ndaj tyre ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore.

Siç bën me dije AMP, rezulton se E.H është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit efektivi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, efektivin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.   

Ndërkohë po ashtu efektivi Geraldo Nela, 24-vjeç me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Ky i fundit u denoncua nga një qytetar se i ka grabitur një shumë pre 30 mijë eurosh, shumë të cilën policia ia sekuestroi efektivit Geraldo Nela.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 22/12/2022 19:33

    Policia krimit,korrupsionit,policia politike qe per 32 vjet ka qene e vazhdon te jete ne sherbim te partive dhe asnjehere ne sherbim te publikut e ne zbatim te ligjit.

    Përgjigju
    • Lushka: 22/12/2022 22:27

      Hahaha dmth polici rreh policin... Urraaaaa policia qe duam... Sa qejf...

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?