Emigrantët sirianë në kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut

Efektivët serbë zhveshin emigrantët sirianë në kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut

22 Shkurt, 15:44| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:49

  • Share

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihen disa emigrantë që shfaqen të zhveshur në kufirin serbo-maqedonas. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, emigrantët janë detyruar të zhvishen nga efektivët serbë dhe janë kthyer mbrapsht, janë dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të tyre në kufijtë evropianë.

Sipas një OJQ-je maqedonase u filmuan nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë  pranë kufirit me Serbinë disa ditë më parë.

OJQ-ja pretendon se incidenti ishte i dyti nga dy kundërpërgjigjet abuzive dhe “degraduese” gjatë një periudhe 24-orëshe, kur thotë se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin lakuriq ose vetëm me rrobat e brendshme nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në Maqedoninë e Veriut. OJQ thotë se stafi i saj lokal bisedoi më pas me burrat, të cilët e identifikuan veten si sirianë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?