Efektivët e Policisë Bashkiake dhurata për fëmijët e Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, Veliaj: Krenar për ju

30 Dhjetor 2023, 10:41| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 10:46

  • Share

Në prag të ndërrimit të viteve, efektivët e Policisë Bashkiake Tiranë janë gjendur pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri dhe dhurata për të gjithë.

“Mirëmëngjes! Nga kolegët e Policisë Bashkiake të cilët në këto ditë festash janë gjendur afër fëmijëve të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri, lumturi, buzëqeshje dhe dhurata për të gjithë. Krenar për ju!”, shkruan Veliaj.

Gjatë këtyre ditëve të festave, Policia Bashkiake dhe Shërbimi Zjarrfikës janë në gatishmëri të plotë për të qenë pranë qytetarëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?