‘Eeagle Land’, klubi që bën krenarë shqiptarët në Angli! Me president e lojëtarë shqiptarë synon FA Cup! Futbollistët: Ikën nga klube më të mira për të qenë këtu

4 Dhjetor 2023, 17:26| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 17:39

  • Share

I krijuar në 2019, për qëllim ka më shumë sesa vetë sportin. “Eagle Land” në Londër është një klub shqiptar futbolli, që militon në Kategoritë Amatore të Anglisë, por që është kthyer në një burim krenarie dhe përfaqësimi për shqiptarët atje.

Futbollistët janë nga të gjithë trojet, ndërsa klubi mbështet nga sipërmarrësi Kukësin Admir Lala.

“Klubi ka nevojë për sponsor, por problem kryesor mbetet fusha edhe pse jemi në proces me autoritet lokale që të na mundësojnë një tokë, për ndërtimin e kësaj fushe.”- tha Lala.

“Eagle Land” militon në Premier Division Middlesex Step 7”, ndërsa si objektiv ka ngjitjen e një kategorie çka i jep mundësinë të përfaqësohet në FA Cup.

“Kur e dëgjuam se është krijuar një ekip shqiptarësh erdhëm që të japim kontributin tonë. Të bëjmë më të mirën që të dëgjohem emri ynë këtu. T’ju tregojmë se edhe ne dimë të luajmë futboll. Kemi një ekip shumë të mirë, me djem të cilët dinë të luajë. Shpresoj që të ecim në këtë mënyrë.”- u shpreh Hekuran Koleci, kapiten i Eagle Land.

Shumë futbollistë të “Eagle Land” kanë lënë klubet e tyre në kategori më të larta për të qenë te ekipi i shqiptarëve.

“Kam patur shumë kërkesa këtu në londër me ekipe më të larta, por nuk është njësoj si të lozësh me shqiptarët.”- tha Rrustemi, futbollist i Eagle Land.

“Aryeja pse unë kam zgjedhur “Eagle Land Fc” edhe pse 3 liga poshtë ekipit ku kam luajtur është mikëpritja dhe kënaqësia për të kontribuar për një ekip që është i përbëre nga komuniteti Shqiptar dhe do ta ndihmoj të ngrihet sa më lart”.- u shpreh Gerti Balaj, futbollist i Eagle Land.

“Objektivi kryesor është të krijoj shoqëri këtu dhe të rrim bashkë si shqiptarë që jemi. Pastaj të ecim sa më para si ekip futbolli.”- tha Arbi Balaj, futbollist i Eagle Land.

Janë shumë tifozë që i shkojnë pas ekipit në çdo ndeshje, në mbështetje të tij, por edhe për të treguar se janë krenarë për komunitetin shqiptar në Londër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?