Goli i Asanit dhe Edy Reja

Edy Reja shijon suksesin e Sylvinhos nga tribuna VIP e 'Air Albania'

13 Tetor 2023, 14:49| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 14:50

  • Share

Shqipëria e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë, për kualifikueset e grupit E të Euro 2024, duke mbajtur sërish vendin e parë me 13 pikë. Në stadium për të ndjekur ndeshjen ishte edhe Edy Reja, ish-trajneri i kuqezinjve deri në 31 dhjetor 2022.

78-vjeçari ka qenë në tribunën VIP si i ftuar special, teksa në 38 ndeshje ka qenë në krye të stolit kuqezi. Prej 17 prillit 2019 e deri në dhjetorin e 2022, Reja nuk ia doli të përmbushte objektivat e vendosur nga FSHF-ja.

Italiani i lindur në Gorizia ka shijuar suksesin e kuqezinjve të Sylvinhos, me trajnerin brazilian që është pranë kalimit në Euro 2024 me Kombëtaren tonë të futbollit.

Edy Reja në 'Air Albania'

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana e malit: 13/10/2023 16:48

    Komtarja me Rejan ishte deshtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?