Edy Reja

Edy Reja nuk humbet kohë, ish-trajneri i Kombëtares bashkohet me skuadrën sllovene

8 Janar 2023, 17:11| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:12

  • Share

ND Gorica në elitën e futbollit slloven ka kontaktuar ish-trajneri e Shqipërisë për një post në ekip. Edy Reja prej më shumë se një muaji nuk është më trajner i kuqezinjve, teksa ofertat për të nuk kanë munguar. Eksperienca e madhe e 77-vjeçarit në futboll ka bërë që ND Gorica t'i ofrojë një post këshilltari, duke mbajtur në stol trajnerin Miran Srebrniçit.

"Ekipa24" e bën fakt të kryer ofertën, me Rejën që pritet të pranojë ofertën dhe të vijojë sërish me futbollin, këtë herë jo në rolin e trajnerit. Marrëveshja në parim mes palëve është gjetur, teksa ai do jetë një këshilltar për mbarëvajtjen e klubit që aktualisht renditet në vendin e tetë në kampionat.

Lista e klubeve në të cilat ka punuar Reja para kombëtares shqiptare është mjaft e gjatë dhe cilësore: Atalanta, Lazio, Hajduk, Napoli, Cagliari, Catania, Genoa, Vicenza, Torino, Brescia, Lecce, Bologna, Verona dhe Pescara janë skuadrat që ka drejtuar italiani.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?