Gara për kreun e SPAK, kandidojnë edhe Edvin Kondilli me Altin Dumanin! Depozitojnë kërkesën për të garuar përballë Adnan Xholit

31 Tetor 2022, 11:14| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 16:10

  • Share

TIRANË-Edvin Kondilli do të jetë kandidati i dytë i cili do të jetë përballë Adnan Xholit për të drejtues SPAK për 3 vitet e ardhshme. Report Tv mëson se ditën e sotme edhe prokurori  Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidati i tretë që ka depozituar kërkesën për kreun e SPAK është Altin Dumani.

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre ditë më parë ishte Adnan Xholi i cili ‘theu akullin’ dhe zyrtarizoi kandidaturën. Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori.

Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00 Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andronikos: 06/11/2022 13:22

    Xholi ishte kandidat per kreun e Byrose Kombetare te Hetimit dhe u skualifikua se nuk plotesoi kriteret. Ai ka qene drejtor drejtorie ne Prokurori te Pergjithshme duke i bere fresk Arta Markut se ajo e mori ne administraten e saj. Si do te marre kreun e SPAK kur nuk ka deshmuar as nje aftesi ne zbulimin e autoreve te veprave penale krim i kryer nga grupet e strukturuar kriminale dhe korrupsioni i zyrtareve te niveleve te larte? Apo mos i jane qasur hajdutet e politikes duke i ofruar detyren qe nuk e meriton, ne kembim te qendrimit te tij lehes dhe vetem lehes, ashtu sic beri Kraja gjate 3 viteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?