Eduard Zaloshnja: Viti më i sigurt në rrugët e Shqipërisë, por këmbësorët, biçiklistët, e motoçiklistët ende mbeten shqetësim

8 Janar, 18:04| Përditesimi: 8 Janar, 18:08

  • Share

Në dekadën e fundit, siguria rrugore ka shënuar një përmirësim galopant në Shqipëri (në dekadat paraardhëse, statistikat tona të sigurisë rrugore ishin të krahasueshme me vende të botë së tretë).

Indekset e mortalitetit dhe morbiditetit rrugor janë përmirësuar këtë dekadë nga 63.3 e 102.5 më 2013, në 20.7 e 21.1 më 2023 (shihni grafikun 1). I jemi afruar indeksit të mortalitetit rrugor të BE-së, por ende mbetet shqetësues mortaliteteti i këmbësorëve, biçiklistëve dhe motoçiklistëve.

Kështu vjet, më shumë se gjysma 195 viktimave të aksidenteve rrugore ishin këmbësorë, biçiklistë apo motoçiklistë. Konkretisht, 32.3% ishin këmbësorë, 6.3% ishin biçiklistë dhe 14.6% motoçiklistë (shihni grafikun 2).

Problemi i mortalitetit të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve ka rrënjë të thella kulturore e urbanistike. Për ta adresuar atë, duhet një ndërthurje aktive e fushatave sensibilizuese me fushatat ndëshkuese. Gjithashtu duhet një përmirësim i sinjalistikës dhe mobilimit të sigurisë rrugore.

Vetëm kur ta ulim mortalitetin në këtë drejtim, do të barazohemi me BE-në në indeksin e mortalitetit rrugor 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?