Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Socialistët informohen më shumë nga televizionet, opozitarët nga Interneti

9 Tetor 2022, 11:07| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 11:10

  • Share

Nga sondazhet e shumta që kam zhvilluar vitet e fundit, jam në gjendje të kryej një analizë regresioni logjistik të ndërlidhjes statistikore mes gjasave të krahut të votimit dhe burimit kryesor të informacionit për zgjedhësit e thjeshtë. Nga analiza rezulton se kjo ndërlidhje është statistikisht domethënëse në të dyja krahët e spektrit politik.

Kështu, ndër votuesit që kanë si burim kryesor informacioni RTSH-në, gjasat janë 38% më të mëdha të jenë votues socialistë, se sa opozitarë (kur faktorizohen në analizë të dhënat demografike). Ndërsa në lidhje me televizionet private, gjasat janë 23% më të mëdha për votuesit socialistë.

Nga ana tjetër, ndër votuesit që kanë si burim kryesor informacioni Internetin, gjasat janë 20% më të mëdha të jenë votues opozitarë, se sa socialistë (kur faktorizohen në analizë të dhënat demografike).

Po si është shpërndarja e burimeve kryesore të informacionit për të gjithë votuesit socialistë dhe ata opozitarë? Dy tabelat e mëposhtme na japin përgjigjen më të fundit statistikore të kësaj pyetje.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?