Bashkia Tiranë

Eduard Zaloshnja: Shumë të rinj tiranas nuk votojnë dhe nuk informohen nga TV-të

10 Dhjetor 2022, 16:52| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 16:56

  • Share

Në një sondazh socio-ekonomik që dizenjova dhe drejtova në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjet “A votuat ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit 2021?” dhe “Cilën nga mediat keni si burim kryesor te lajmeve te brendshme?”

Nga sondazhi rezultoi se pothuaj gjysma e të rinjve tiranas të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme të 25 prillit. Nga ana tjetër, 2/3 e tiranasve 35-49 vjeç dhe treçereku i atyre mbi 49 vjeç morën pjesë në zgjedhje(shihni Tabelën 1).

Një diferencë e ngjashme moshore konstatohet edhe në burimet e informimit për lajmet e brendshme. Kështu, vetëm 36.3% e tiranasve të moshës 18-34 vjeç kanë televizionet si burim kryesor informimi për lajmet e brendshme.

Kjo përqindje rritet në mënyrë eksponenciale tek moshat e tjera. Plot 46% e e tiranasve të moshës 18-34 vjeç kanë internetin si burim kryesor informimi për lajmet e brendshme. Kjo përqindje ulet në mënyrë eksponenciale tek moshat e tjera (shihni Tabelën 2)!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?