Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Sa dhe si votuan vjet banorët e 6 bashkive?

5 Mars 2022, 12:33| Përditesimi: 5 Mars 2022, 12:37

  • Share

Nesër në darkë, në fund të votimit, KQZ-ja do të njoftojë pjesëmarrjen në 6 bashkitë e zgjedhjeve të pjesshme. Dhe fill pas këtij njoftimi, me gjasa, do të fillojnë diskutimet në studiot televizive mbi nivelin e ulët të pjesëmarrjes në votim. Përsëri me gjasa, pakkush do të vërë në dukje faktin se shumica dërrmuese e atyre zgjedhësve që nuk marrin pjesë në votim, në fakt, nuk e kanë mundësinë praktike të votojnë (sepse janë në emigracion të përhershëm apo të përkohshëm).

Teksa nuk mund të dimë me saktësi se sa dhe si do të votojnë nesër banorët e 6 bashkive, shifrat e votimit të vjetshëm (të 25 prillit) mund të na japin një pikë referimi.

Kështu, në Bashkinë Durrës, 42.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 45% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. Në Bashkinë Shkodër, 41.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 49% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. E kështu me rradhë…

Pra, në qoftë se pjesëmarrja zyrtare i afrohet nesër përqindjeve të 25 prillit të vjetshëm, mund të thuhet se zgjedhësit e 6 bashkive të mbetur në Shqipëri kanë marrë pjesë masivisht në votimin. (Në tabelën 1, jepen përqindjet e pjesëmarrësve, mospjesmarrësve dhe atyre që ishin jashtë Shqipërisë më 25 prill 2021.)

Dhe si u ndanë votat e pjesmarrësve në votimin e 25 prillit të vjetëshëm në 6 bashkitë? Përgjigjia është përmbledhur në Tabelën 2.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?