Berisha në një konferencë për primaret

Eduard Zaloshnja: Pse kaq pak bashki me kandidatë për primaret e PD-së?

15 Nëntor 2022, 16:25| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 16:27

  • Share

Nga një monitorim i mediave vendase në internet, rezulton se vetëm në 16 bashki (nga 61 gjithsej), janë publikuar emra për kandidatë primaresh të PD-së (të cilat do të përcaktojnë nga një kandidat për kryebashkiak të PD-së në secilën bashki). Pse ky ngurim kaq i madh i opozitarëve për të kandiduar në bashki të ndryshme?

Le të analizojmë hartën elektorale.

Në territorin e 40 bashkive, në zgjedhjet e vjetshme politike, votuan për partitë mazhoritare (PS+PSD) nga 51% deri në 66.5% e pjesëmarrësve. Në territorin e 6 bashkive të tjera, votuan për partitë mazhoritare (PS+PSD) nga 49% deri në 51% e pjesëmarrësve. Vetëm në 15 bashki (nga 61 gjithsej), votuan vjet më pak se 48% e pjesëmarrësve për partitë mazhoritare (PS+PSD) …

Pra, duket se ka një korrelacion të fortë statistikor mes numrit të bashkive me kandidatë për primaret e PD-së, nga njëra anë, dhe bashkive ku partitë mazhoritare (PS+PSD) u votuan prej më pak se 48% e pjesëmarrësve, nga ana tjetër.

Ata kandidatë potencialë opozitarë që kanë mbllaçitur në mendje idenë e kandidimit në 46 bashkitë me rezultate të vjetshme nga 49%-66.5% për mazhorancën, e dinë se do ta kenë tejet të vështirë atje. Sidomos kur dinë se opozita është e përçarë, ndërkohë që mazhoranca mbetet po aq eficciente në tthithjen e votave gjatë fushatës, pavarsisht pakënaqësive që mund të kenë votuesit e saj të vjetshëm…

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edalona: 15/11/2022 18:56

    Persa kohe opozita eshte e percare, hezitohet te futet ne primare. Baza nuk eshte me foltoren por nga ana tjeter jane te bindur se Basha nuk i sjell dot ne pushtet. Me Berishen jo dhe jo. Prandaj po rrine ne zonen gri dhe po presin. Te konkurosh kur e di se nuk do fitosh me 14 maj do te thote te shkaterrosh ekonomine e familjes se fushata ka shpenzime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?