Eduard Zaloshnja: Mediat, korrupsioni, krimi i organizuar

4 Prill 2022, 09:47| Përditesimi: 4 Prill 2022, 09:51

  • Share

Pavarsisht nga opinioni negativ që mund të kenë segmente të ndryshme të elektoratit shqiptar ndaj mediave shumë-segmentëshe në Shqipëri, ato, si grup, konsiderohen nga shqiptarët e thjeshtë si arma më efektive për luftën ndaj korrupsionit. Por perceptimi për lidhjet e mediave me krimin e organizuar është tejet negativ. Kështu rezultoi nga një sondazh rigoroz që zhvillova në fund të marsit në të gjithë territorin e vendit.

Tek pyetja “Kush mendoni se luan aktualisht rolin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit?”, mediat ishin në vend të parë me 28%, ndjekur në distancë nga qeveria, me 23%. Ky perceptim ndoshta ka të bëjë me faktin se, pavarsisht nga axhendat dhe motivet e ndryshme të mediave të ndryshme (që qytetari i thjeshtë mund të mos i njohë), ato herë pas here ekspozojnë skandale të rënda korrupsioni.

Teksa mediat rezultojnë me përqindje të mira në opinionin e shqiptarëve të thjeshtë në lidhje me denoncimet për korrupsionin, kur vjen puna për krimin e organizuar, opinioni nuk është dhe aq pozitiv.

Pyetjes “A ndikon krimi i organizuar në raportimin mediatik?”, 42% i përgjigjen “Po” dhe 36% i përgjigjen “Ndoshta po”. Vetëm 20% i përgjigjen “Jo” kësaj pyetje. Këto përgjigje tregojnë një perceptim tejet negativ të qytetarëve të thjeshtë rreth lidhjeve të mundshme mes krimit të organizuar dhe mediave shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?