Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Kalimtarët po vriten nga pakujdesia e tyre apo nga shoferët e pakujdesshëm?

12 Dhjetor 2023, 17:04| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 21:18

  • Share

Meqë kam kryer dhjetra studime shkencore mbi vdekjet/plagosjet rrugore në SHBA, qysh kur jam kthyer në atdhe, i ndjek me vemëndje (dhe i analizoj) vdekjet/plagosjet rrugore në Shqipëri. Këtë vjeshtë më ka shqetësuar tej mase një fenomen që nuk shpjegohet dot statistikisht: pothuaj të gjitha viktimat e aksidenteve rrugore kanë qenë kalimtarë. Numri i kalimtarëve të vrarë gjatë vjeshtës në rrugët e Shqipërisë ka qenë sa trefishi i qytetarëve të vrarë nga krimi!

Në fakt, historikisht kalimtarët kanë qene viktimat kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Deri më 2013, rreth 40% e viktimave të tyre ishin kalimtarë. Në vitet e fundit, kjo shifër zbriti rreth nivelit 30%, ndoshta si rezultat i rritjes së sigurisë së sistemit të rrugëve/autostradave, semaforëve, dhe sinjalizimeve horizontale e vertikale në gjithë rrjetin rrugor.

Sidoqoftë kjo vjeshtë përbën shqetësim: Janë kushtet e motit, shpejtësia e shoferëve, pakujedisa e kalimtarëve faktorët që po e rritin numrin e të vdekurve mes tyre? Drejtoria e Policisë Rrugore duhet ta analizojë me seriozitet këtë problem, ndërsa Ministria e Brendshme ndoshta duhet të kryejë një fushatë sensibilizuese si për shoferët edhe vetë kalimtarët. 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jugori: 12/12/2023 20:56

    Unë jetoj jashtë prej më shumë se 25 vitesh dhe para 1 viti kur isha për vizitë dhe po doja të kaloja vijat e bardha afër Tajvani ka ardhur ky i nderuari që flet për këta të vrarët dhe mos te kisha qenë i vëmendshëm me kishte shtypur në vend pasi u fut me shumë shpejtësi dhe me të kuqe!!! Ishte duke aedhur nga rruga myslym shyri me një foristrade. E keqa atij vendi i ka ardhur gjithnjë nga të ashtuquajturit elitë dhe njerëz si ky zotëria qe guxon dhe flet për këtë fenomen dhe gjatë përditshmërisë rrezikon jetën e njerëzve të zakonshëm pa u ndëshkuar dhe pa u bërë shembull i mirë për të tjerët ?! Aty kuptova se sa e vështirë është për tu bërë ai vend...

    Përgjigju
    • Fqinj i zaloshnjes: 12/12/2023 23:14

      Zaloshnja duhet kete ndonje sozi, q e paska pare ky Jugori q ka ka komentuar ketu. Sepse Zaloshnjen e kam fqinj qysh kur u kthye nga amerika, dhe ai nuk ka ndonje fuoristrade. Ka thjesht nj makine kompakte te vogel,qe nuk para e nxjerr nga garazhi...

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?