Deputeti socialist Eduard Shalsi

Eduard Shalsi rikthehet në Njësinë 1: Veliaj, njeriu i duhur për Bashkinë e Tiranës, punët e qytetit në duart të sigurta

9 Qershor 2022, 19:57| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 19:59

  • Share

Deputeti socialist Eduard Shalsi është rikthyer si i deleguar i PS në Njësisë 1 në kryeqytet. Gjatë takimit me asamblenë socialiste të kësaj njësie, Shalsi deklaroi se koha tregoi se Erion Veliaj është njeriu i duhur në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës.

“Kam punuar në Bashkinë e Tiranës dhe e njoh si institucion. E di çdo të thotë të menaxhosh një qytet. Nuk jam i surprizuar sepse energjinë, pasionin, këmbënguljen ia kam njohur që atëherë. E dija që do t’ia dalë, por një gjë mund t’jua them me siguri, jo thjesht ka maksimizuar mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama dhe të gjithë ne, por ka treguar që është njeriu i duhur për vendin e duhur. Ndaj, gjithë atë mbështetje që i kemi dhënë e ka justifikuar me punë, me një energji për t’u admiruar”, deklaroi ai.

Duke inkurajuar Veliajn për punën e bërë deri më tani, Shalsi deklaroi se Bashkia e Tiranës është në duar të sigurta për të çuar përpara projektet për qytetin.

“Do ta inkurajojmë që të vijojë me po të njëjtin pasion. Nuk ka kënaqësi më të madhe për një ish-punonjës të Bashkisë së Tiranës, të shohë që stafeta jo vetëm është në duar të sigurta, dhe po bën ato gjëra që ne për shumë arsye nuk mundëm t’i bënim dot”, nënvizoi Shalsi.

Deputeti Shalsi bashkë me drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan një takim informues për zgjedhjet e brendshme me anëtarët e asamblesë së kësaj force për njësinë 1 në kryeqytet.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • DORDOLEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/06/2022 20:53

    Eduard Shalsi e qelbi keq kur ishte në qeveri tani do ta superqeni në bashki e mjera Shqipëri ça po i bojn e ça po i shkarkoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?