Edon Zhegrova me Lille

Edon Zhegrova tregon si i refuzoi dy ofertat nga Serie A: Babai dhe menaxheri më panë me habi

28 Dhjetor 2023, 12:30| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 12:31

  • Share

Edon Zhegrova padyshim është ndër talentet e mëdha që Kosova ka në ekip. Djaloshi po shkëlqen me Lille në Ligue I, duke qenë më mirë me driblime edhe se Mbappe. Këtë sezon ai ka qenë lojtari me notën më të lartë te Lille. Zhegrova po i kalon pushimet në Kosovë dhe së fundmi ka treguar se kur ishte pjesë e Basel refuzoi ofertat e Napolit dhe Atalantës.

"Kemi qenë në një restorant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, ke ofertë prej Napolit dhe Atalantës. I kam pasur dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta. Edhe më kanë parë të dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodh asnjëherë që lojtari t’i refuzojë dy ekipe të mëdha. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur që të shkoja", ka thënë Zhegrova.

Talenti i sulmit së fundmi pati edhe "përplasje" me Federatën e Futbollit në Kosovë, duke mos u ftuar në ekip. Dëshira e tij e madhe? Të jetë pjesë e Barcelonës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?