Edon Zhegrova

Edon Zhegrova lë pas Mbappe dhe Vinicius, lojtari me më shumë driblime në Europë

4 Nëntor 2023, 12:47| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 12:49

  • Share

Edon Zhegrova është futbollisti me më shumë driblime në Europë. Sulmuesi anësor i Lille lë pas emra si Leao, Vinicius apo Mbappe. I njohur për lëvizjet në fushë, tanimë sulmuesi i Kosovës ka bërë edhe përmirësime në statistika.

“Marca” ka publikuar shifrat, të cilat rendisin sulmuesin shqiptar mbi futbollistë si Mbape, Vinicius, apo Leao. Zhegrova ka kompletuar 27 nga 44 driblimet që ka tentuar të kryejë në Ligue 1. E përkthyer ndryshe saktësia e tij në driblim është 61.36%, si askush tjetër në Evropë.

Djaloshi shihet me interes nga klubet e tjera evropiane, teksa shpeshherë e ka shprehur se dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?