Edmond Spaho gjatë takimit me fermerët në fshatin Pojan të Korçës

Politikë

Edmond Spaho me fermerët në fshatin Pojan të Korçës: Programi i PD, lekë në dorë për fermerët në bazë të prodhimit

3 Prill 2021, 10:28| Përditesimi: 3 Prill 2021, 10:33

  • Share

I pari në listën e kandidatëve për deputetë të PD në Korçë, Edmond Spaho vijon me takimet elektorale, ndërsa sot u ndal në fshatin Pojan, ku zhvilloi një takim me fermerët.

Spaho tha para fermerëve se bujqësia është prioritet në programin e PD-së, ndërsa premtoi se fermerët do të marrin para në dorë, në bazë të prodhimit.

Spaho tha po ashtu se programi i PD do të zhbllokojë krizën në bujqësi dhe në të gjithë sektorët ekonomisë së vendit.

" Ne do të japim 100 milion euro në vit subvencion për bujqësinë,  sepse ky sektor jep gjysmën e prodhimit të brendshëm dhe në fshat jeton gjysma e popullsisë së vendit. 50 milion euro do të ketë investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe në infrastrukturën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Kushdo që punësohet do paguajë taksën 9 përqind të sigurimeve shoqërore dhe 9 përqind do i paguajë punëdhënësi. 

Ne do ta aplikojmë taksën e sheshtë 9 përqind dhe jo 10 sa e ka rrajoni, pasi duam të rrisim investimet e huaja që do të hapin shumë vende pune", u shpreh Spaho.

Më tej ai theksoi edhe njëherë se PD  do të japë ndihmë për familjet e reja në fshat, duke akorduar fondin për çdo lindje prej 3 mijë lekë të reja, në çdo muaj, për 5 vite.

"Në prioritetet tona është dhe arsimimi i të rinjve në fshat, ku fëmijët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja do tu paguhen tarifat e Universitetit, nga shteti", shtoi  ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?