Edmond Spaho

Politikë

Edmond Spaho në Korçë: Me votën për PD, nxjerrim fshatin nga varfëria! Qeveria Basha do të mbështesë financiarisht familjet e reja

5 Prill 2021, 14:40| Përditesimi: 5 Prill 2021, 14:44

  • Share

Koordinatori politik për qarkun e Korçës, Edmond Spaho ishte në Leshnicë dhe Bletas, ku fermerët ju ankuan për mbetjen stok të prodhimit bujqësor mungesën e ujit dhe infrastrukturës.

Spaho tha se programi i PD e ka prioritet zhvillimin e bujqësisë dhe këtë do e arrijë me një sërë lehtësish fiskale, duke filluar që nga taksa e sheshtë.

'Duke ulur taksën nga 15 ne 9 përqind dhe çmimin e energjisë që do ta çojmë atje ku ishte në 74 lek, ne do të rrisim investimet edhe në fshat. Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër, për të hequr taksën e qarkullimit për ta çuar naften në 1200 lek për litër, subvecionet e përvitshme në 100 milion euro dhe 50 milion në sistem vaditje kullim, mjete dhe pesticide bujqësore, do të sjellin ndryshimin' - tha Spaho.

Njëherësh ai përsëriti politikat sociale që do zbatojë qeveria: 'Basha për të ngritur ekonominë e familjeve të reja dhe ato në nevojë. Ne duam që shoqëria të rritet dhe të mos kemi si në vitin 2020 më shumë vdekje se lindje.

"Ne do ti mbështesim familjet përmes subecionimit të pagesës së energjisë me  vendosjen e fashës së 300 kilovatorë për familjet në nevojë,  interesa zero për kredimarrje në blerje banese , pagesën e përmuajshme 30 mijë lekë për çdo lindje,  pagesën e tarifave të shkollimit të fëmijëve nga shteti"- tha Spaho.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?