Edit Harxhi ndryshon padinë në Gjykatën e Tiranës: Kërkova çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike

22 Nëntor 2022, 14:40| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 15:13

  • Share

Edit Harxhi ka kërkuar ndryshimin e padisë për Lulzim Bashën. Në Gjykatën e Tiranës kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike për shkak se ka dorëzuar dorëheqjen nga ky post.

“Kam mbaruar seancën gjyqësore për padinë që i kam drejtuar gjykatës së Tiranës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të PD për kryetar, më 13 qershor. Sot kërkova ndryshimin e objekt padisë, çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike. Kërkesa do të merret në shqyrtim, seanca do vijojë më tej pas disa javësh”, tha Harxhi.

Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së nw zgjedhjet e 13 qershorit, nw pwrfundim tw rezultatit tha se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin , ndërkohë që mijëra u përjashtuan nga listat fare. Sipas saj janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve.

Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Pas Bashës më i votuari ishte Agron Shehaj me 6038 vota, e treta vinte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara ishte Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Nga 75 mijë anëtarë të PD, në zgjedhje votuan 41097 anëtarë, nga këto 413 vota kanë dalë të pavflefshme, kurse të vlefshme 40 mijë vota. Më 21 mars 2022, Lulzim Basha mori vendimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë
Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë

Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?